Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se objektivi i dialogut me Serbinë duhet të jetë njohja reciproke, përndryshe sipas tij, nuk ka kuptim.
“E kam theksuar edhe më herët; ky dialog ka vetëm një kuptim nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë. Përndryshe, është krejt i pakuptimtë, i panevojshëm dhe i dështuar dhe është në favor të Serbisë, si i tillë që po zhvillohet”.
I pari i shtetit, këto komente i bëri gjatë homazheve me rastin e 31-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
“2 nëntori i vitit 1989, na bashkon të gjithëve në nderim dhe respekt, por edhe krenari të luftës që zhvilluan Afrimi dhe Fahiru, që janë prijetarë të rezuistencës së armatosur të qytetarëve të Kosovës, për liri, shtet dhe bashkim kombëtar”.
“Sot, jam këtu edhe si bashkëluftëtar i tyre, por edhe si president i vendit, që të bëjmë nderimet më të larta shtetërore për jetën, veprën, sakrificën dhe luftën e tyre që ishte bazamenti i UÇK-së dhe bazamenti i lirisë dhe pavarësisë së vendit”, u shpreh ai.