Agjencia Zhurnal.mk

Thaçi paralajmëron dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të hënën se nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorit të Specializuar kundër tij, atëherë ai do të japë menjëherë dorëheqje nga pozita që ka.

“Nëse do të mund të kthehesha në vitet e errëta të [v.j. ish-liderit serb, Sllobodan] Millosheviqit, do ta bëja gjënë e njëjtë, duke iu përgjigjur plumbit të armikut me plumb të etur për liri dhe duke mos i bërë keq asnjë serbi, romi apo qytetari shqiptar”, tha Thaçi.

Ai i bëri komentet në adresimin e parë për qytetarë, pasi Zyra e Prokurorit Special ka njoftuar të mërkurën e kaluar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerë akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Krimet e dyshuara përfshijnë: vrasje të paligjshme, zhdukje me detyrim të njerëzve, përndjekje dhe tortura.

“Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë [v.j. emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë] janë penalisht përgjegjës për afro 100 vrasje të paligjshme”, ka thënë Zyra e Prokurorit Special përmes një komunikate për media të lëshuar më 24 qershor.

Çështja ka kaluar tani te gjykatësi i procedurës paraprake, i cili do ta vërtetojë ose hedhë poshtë aktakuzën.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!