Agjencia Zhurnal.mk

Thaçi përfundon trajtimin mjekësor në Klinikën Urologjike, kthehet në shtëpi

Presidenti Hashim Thaçi, pas trajtimit mjekësor të marrë në Klinikën Urologjike të QKUK-së është liruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij.

Nga zyra e Thaçit bëjnë me dije se pas shqetësimeve të para, kreu i shtetit sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë.

Presidenti ka falënderuar gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar, transmeton Klan Kosova.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...