Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Thaçi realizoi takim me ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka

Tetovë, 9 shtator – Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka.

Në takim është biseduar për situatën politike në vend dhe rajon, si dhe për integrimet Europiane.

Pasi ambasadori e uroi kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare për marrjen e mandatit për deputet, theksoi rëndësinë e integrimit të vendit dhe rajonit në Bashkimin Europian. Kryetari i PDSH-së pasi falënderoi ambasadorin, theksoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me procesin e reformave sistemore drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Kryetari Thaçi gjithashtu konstatoi se Shqipëria si anëtare e NATO-s ka një rol shumë të rëndësishëm dhe se është faktor determinues jo vetëm për ardhmërinë e Shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe për mbarë rajonin.

Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohët e miqësore me ç’rast bashkëbiseduesit potencuan nevojën e zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve shumë të mira në të gjitha fushat me interes të përbashkët./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

A duhet të agjërojë një i prekur nga Covid-19 me simptome të lehta?

R Zh

Analizë/ Qytetarët nuk po munden të sigurojnë as produktet ushqimore bazë

Z H

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti uron muajin e Ramazanit

R Zh

Teuta Arifi prezanton punimet për shtegun e biçikletave në qendër të qytetit (FOTO)

R Zh

Radev: Nuk kam ndërmend të shtyjë thirrjen e sapozgjedhur të Asamblesë së 45-të Kombëtare

R Zh

REL: Nga Kovaks për Maqedoninë e Veriut, BeH-në dhe Kosovën nga 100.620 doza të vaksinës Fajzer

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...