Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Thaçi rrugës duke u kthyer nga Washingtoni, nesër e takon Lajçakun

Presidenti Hashim Thaçi sot pritet të kthehet nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burime të Gazetës Express njoftojnë se i pari i shtetit pritet që nesër të takojë edhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili do të arrijë sot në Kosovë për një vizitë dyditore.

Të enjten e 8 tetorit, presidenti Thaçi pas vizitave në Bruksel ishte nisur për në kryeqytetin amerikan pa dhënë detaje për arsyet e vizitës.

Nga disa fotografi që kanë qarkulluar, Thaçi në ShBA është takuar me përfaqësues shqiptaro-amerikanë.

Ai ka thënë edhe që është takuar me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, por asnjë njoftim nuk është bërë për ndonjë takim.

Vizita e tij në Evropë dhe ShBA ishte e para që nga publikimi i propozim-aktakuzës nga Prokurori i Specializuar, më 24 qershor të këtij viti.

Ndryshe, diplomati sllovak Lajçak gjatë vizitës dyditore në Kosovë do të takohet me të gjithë përfaqësuesit politikë në Kosovë, ka njoftuar zyra për media e BE-së në Prishtinë.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian (PPBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, vjen për vizitë sot në Kosovë. Gjatë vizitës së tij nga 13 deri më 15 tetor, ai do të takohet me të gjithë udhëheqësit politikë, komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. PPBE-ja planifikon të diskutojë përparimin e bërë që nga rinisja e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja në muajin korrik, si dhe hapat e ardhshëm në negociatat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftim.

Pas Kosovës, emisari i BE-së do të zhvillojë vizitë zyrtare edhe në Serbi.

Tema kryesore të cilën pritet ta trajtojë Lajcak është Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, e cila edhe ka bllokuar bisedimet mes dy shteteve.

Postime të ngjashme

Edhe Lirije Kajtazi akuzon për manipulim votash

T E

Haxhiu zbulon se kur do të votohet qeveria Kurti 2

T E

Babai i të dy dëshmorëve gjendet i vdekur në pusetë, rasti nën hetime

T E

Kosovë, 6 të vdekur e 592 të infektuar

T E

“6 mijë euro për 600 vota” – si ishin manipuluar qindra vota në favor të Haradinaj-Stubllës

T E

Bekimi rrëfen rënien e Jasharëve, ai ishte në Gjermani me Rifatin, kush ia dha lajmin?

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...