Agjencia Zhurnal.mk

Thaçi: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, në asnjë rrethanë nuk do të ketë amnisti

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe tek varrezat në Mejë të Gjakovës, ndërsa theksoi se nuk do të ketë amnisti për gjenocidin dhe krimet e Serbisë në Kosovë.

Thaçi tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka vrarë mbi 10 mijë shqiptarë civilë, ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve, ka kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile, ka vrarë mbi 1300 fëmijë, policia e ushtria serbe ka dhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare, ndërsa ka dëbuar dhunshëm edhe mbi 1 milion qytetarë të Kosovës.

“Ky është një gjenocid i shtetit ë Serbisë, për fat të keq ende i pandëshkuar në rrafshin ndërkombëtar dhe nga asnjë drejtësi lokale”, tha Thaçi, raporton Telegrafi.

Sipas tij, kjo heshtje ndërkombëtare nënkuptohet një lloj amnistie ndaj gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë.

“…Por nuk do të ketë asnjë rrethanë, në asnjë kohë, nga askush amnisti përballë krimit dhe gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë. Nuk ka paqe pa drejtësi dhe do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi bashkërisht me ndërkombëtarët që ky gjenocid dhe këto krime të ndëshkohen prej autoriteteve përkatëse të drejtësisë, lokale dhe ndërkombëtare”, tha Thaçi. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...