Agjencia Zhurnal.mk

Thaçi takon institucionet e drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk ishte e pranishme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se sot është takuar me udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë. Mirëpo, në takimin që u mbajt në presidencë e pranishme nuk ka qenë Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Presidenca sot ka njoftuar se Thaçi ka mbajtur takim me udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë për të diskutuar për rrezikun e përhapjes së virusit COVID-19 në institucionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe gjetjes së një zgjidhjeje ligjore për ta penguar përhapjen në këto institucione.

Në këtë takim të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi.

Nga të gjithë përfaqësuesit e organeve të Drejtësisë, në takim nuk ishte vetë Ministrja në Detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Thaçi ka deklaruar në Facebook se në kërkim të një zgjidhjeje sa më të shpejtë ligjore për ta penguar përhapjen e virusit COVID-19 në institucionet e Shërbimit Korrektues është e nevojshme të përfshihet edhe Kuvendi i Kosovës dhe mekanizmat e shëndetit publik

“Është lajm shumë i mirë që nuk kemi ende raste të infektimit me virusin COVID-19 në institucionet korrektuese dhe është shumë me rëndësi që institucionet e Republikës së Kosovës të kujdesen për çdo qytetar, duke gjetur zgjidhje në përputhje me ligjet në fuqi”, ka shkruar ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...