Agjencia Zhurnal.mk

Thaçi takon kryeministrin japonez, shprehen të kënaqur me afrimin mes dy vendeve

od 6 do 12 noemvri 2019

Prishtinë, 21 tetor – Zhurnal.mk – Presidenti Hashim Thaçi, është pritur nga kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në fillim të vizitës zyrtare në Japoni, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito.

Thaçi dhe Abe në këtë takim kanë konfirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale në mes dy vendeve.

Kreu i shtetit të Kosovës i ka shprehur ngushëllime kryeministrit Abe edhe për viktimat e tajfunit të fundit.

Ai është shprehur i kënaqur me avancimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

“Hapja e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe samiti i suksesshëm i bizneseve nga Kosova, Japonia e Austria në Vjenë, në fillim të këtij muaji, janë konfirmim i këtij avancimi”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, gjithashtu u shpreh i kënaqur me intensifikimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen në mes dy vendeve.

“Hapja e ambasadës sonë në Prishtinë, samiti i suksesshëm i bizneseve dhe Java e Kulturës Japoneze që do të mbahet muajin e ardhshëm janë konfirmim i afrimit tonë”, u shpreh edhe kryeministri Abe.

Thaçi shtoi se Kosova e përkrah kryeministrin Abe në politikat rajonale dhe në mbylljen e çështjeve të hapura si kidnapimi i qytetareve japonezë nga Koreja Veriore.

Z H

Lajmet e fundit