Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

Thagma e madhe e Aliut!

Për ditën e nesërme më 5 qershor, lideri i integristëve Ali Ahmeti, ka thënë se do t’u jap sihariqin apo thagmën e madhe shqiptarëve ‘për të mirën e vëndit’.
Një nga opsionet dhe nga senzacionet e tij të radhës që ai bën me shqiptarët mund të jetë dorëheqja nga kreu i integristëve pasi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për në Den Hag.

Shpikja e radhës mund të jetë ndonjë propozim për kryeministër shqiptar si ai para një viti deri mbajtjen e zgjedhjeve vendore bashkë me ato parlamentare.

Pra, një kryeministër kukull sa për sy e faqe që përmes këtij posti kërkon të mbaj lartë rejtingun politik të zbehur të DUI-t para shqiptarëve duke u krenuar me këtë zgjidhje ‘të miratuar edhe nga Zajko’, sesi integristët për herë të parë në historinë e ‘drzhavës’ do të zgjedhin një shqiptar në krye të guvernës.

Të tjerat ‘shpikje senzacionale’ nga Aliu janë më pak të mundshme të ndodhin pasi vetëm me këto ‘opsione’ mendon ai se mund ta bind elektoratin shqiptar si zgjidhje patriotike në zgjedhjet vendore, qoftë si viktimë dhe dëshmitar në Gjykatën Speciale apo qoftë me një kryeministër kukull të përkohshëm (në marrëveshje të plotë me Zajkon) deri në mbajtjen zgjedhjeve vendore dhe ato parlamentare njëkohësisht, zgjidhje senzacionale këto për të mbajtur gjallë shpresën e shqiptarëve me truqe të tilla si viktimë dhe si ‘arritje e madhe me kryeministër shqiptar’ qoftë ky edhe një kukull për disa muaj.

Këto mund të jenë dy nga opsionet e Ali Ahmetit që pritet t’i shpalos nesër para shqiptarëve si kredi politike me të vetmin qëllim në përballje me forcat e tjera politike në zgjedhjet e radhës, që DUI dhe ai vetë po reklamohen para shqiptarëve si opsion i vetëm i shqiptarëve me subjektin politik ‘të dalë nga konflikti i 2001’, ku komandantët renegatë dhe dezertorë shkelën vullnetin dhe idealin e luftëtarëve të lirisë duke e pranuar statusin denigrues të pakicës etnike të 20% në MO.

Medai Shaholli

Postime të ngjashme

Arti i sotëm krijohet me plehra

Zekirija Haxhiu

Krimi dhe korrupcioni, fenomene që po i ndalojnë proceset…

Zekirija Haxhiu

Një gjykatë që krijon heronj

Zekirija Haxhiu

A po fillon çmontimi i krimit në Ballkan?

Zekirija Haxhiu

Edi Rama midis Lindjes dhe Perëndimit

R Zh

‘Gjelbërimi’ absurd i integristëve!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...