Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

“The Queen’s Gambit” bëhet seriali i kufizuar me shikueshmërinë më të madhe në Netflix

Netflix ka një tjetër kampion në renditje sa iu përket serialeve të kufizuara, pasi “The Queen’s Gambit” ka zënë vendin e parë.

Shërbimi i popullarizuar i transmetimit ka njoftuar se mbi 62 milionë njerëz e kanë shikuar deri më tani këtë dramë, e cila ka grumbulluar më së shumti shikimi se cilido serial i kufizuar në 28 ditët e parë të lansimit.

Netflix nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me shikueshmërinë më të madhe të serialeve të kufizuara.

Seria e kufizuar është një shfaqje televizive me numër të kufizuar të episodeve, të cilat e tregojnë një hark të plotë të ngjarjes, zakonisht më të gjatë se mini-seritë.


Sipas Deadline, “The Queen’s Gambit” ka zënë vendin e parë të shikueshmërisë në 63 vende, ndërsa është në top 10 serialet më të shikuara në 92 vende.

Anya Taylor-Joy luan rolin e Beth, protagonistes kryesore në serial, një talente shahu e determinuar që të bëhet më e mira në botë, përkundër vartësisë nga droga dhe alkooli që ia rrezikojnë suksesin dhe lumturinë.

Seriali përbëhet vetëm nga shtatë episode dhe ka qenë në dispozicion në Netflix nga data 23 tetor, ndërsa Bill Camp është ndër aktorët tjerë kryesorë.

Postime të ngjashme

Dhurata Dora feston për 23 milionëshin me “Only You”

Dafina Vidishiqi

Çfarë ndodhi me Olën e Muratin pasi dolën çift nga “Përputhen”?

Dafina Vidishiqi

“Mala” nga Samanta Karavella vjen me këtë datë

Dafina Vidishiqi

Tayna me poza provokuese, ndërsa prezanton dukjen e re me flokë ngjyrë vjollcë

Dafina Vidishiqi

Zaimina Vasjari feston ditëlindjen, mahnit me dukjen në festë

Dafina Vidishiqi

Adriana Matoshi merr vëmendje me ngjyrat neon në paraqitjet me kostum

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...