Agjencia Zhurnal.mk

The Sun: Mafia shqiptare po trafikon fëmijë në Angli për t’i skllavëruar në tregun e kokainës

Tabloidi britanik “The Sun” trajton temën e trafikimit të fëmijëve shqiptarë në Britani të cilët më pas përfshihen në trafikun e kokainës.

Kjo është edhe historia e Samet Matës, sot 18 vjeç, jeta e të cilit është më traumatike sesa mund të imagjinohet shkruan “the Sun” .

Sameti mbërriti në Britani në moshën 15 vjeçare me kamion për të punuar në industrinë skllavëruese të ditëve të sotme moderne.

Jeta e tij ndryshoi kur arriti të largohej nga rrjeti dhe tani në krah ka një familje angleze. Por jo të gjithë fëmijët shqiptarë kanë të njëjtin fat me atë të Sametit.

Të panumërt janë adoleshentët shqiptarë që kanë rënë pre e jetës së krimit.

Endrit Vishaj shkoi në Britani në moshën 16 vjeçare duke u fshehur prapa një kamioni.

Tani në moshën 18 vjeçare ndodhet në burg pasi duhet të vuajë dënimin me 4 vite e 4 muaj burg për akuzën e shpërndarjes së kokainës.

Au u kap në një makinë të parkuar në të cilën policia gjeti 2 kg kokainë të cilësisë së lartë me vlerë 200 mijë paund si dhe para kesh 55 mijë. Për këtë detyrë ai do të paguhej 1 mijë paund.

Të njëjtin fat ka pasur dhe Klevis Drazhi. Djali tani 20 vjeç, dhe që mbërriti në Angli i fshehur prapa një kamioni u kap me 11 qese me kokainë, dhe i burgosur me 18 muaj burg.

Alfred Hamzaj, tani 22 vjeç është dënuar 8 muaj burg pasi u arrestua me 4 kg kanabis.

Ai tha se kishte rënë pre e krimit pasi humbi punën.

Është në rritje numri i shqiptarëve të cilët si këta të rinj hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe me premtimin për të fituar mijëra paund duke shitur drogë.

Shokuese është se disa prindër në Shqipëri rregullojnë trafikimin e fëmijëve të tyre adoleshentë në Britani, që ata të mund të bashkohen në bandat e krimit të organizuar që kontrollojnë tregun e kokainës atje

”The Sun” citon Tamara Barnett, e fondacionit të Trafikimit Njerëzor: Në Shqipëri ka mungese shprese. Një ndër dy gra përjetojnë dhunë familjare dhe dhuna e fëmijëve është shumë e lartë. Familja kërkon të përdorë fëmijët e saj për të fituar para ose për ti dhënë atyre mundësi më të mirë përtej detit por gjithçka shkon gabim kur vijnë këtu”

Dosjeët në gjykata tregojnë se shumica e adoleshentëve shqiptarë që mbërritën në Britaninë e madhe të fshehur në kamion janë kapur me drogë

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, Shqipëria është vend burimi më i madh për trafikimin e njerëzve në Britani të Madhe.

Në 2018 u referuan 947 raste 50% më shumë se në 2015.

Specialisti i ndërkombëtar i zbatimit të ligjit Steve Harvey thotë se shumica e rasteve të trafikimit të djemve dhe të rinjve shqiptarë bëhet në dijeni të prindërve pasi trafikantët i premtojnë shuma të mëdha parash.

Trafikantët I premtojnë shumë para, i premtojnë një punë për djemtë e tyre, ose nëse janë minorenë I premtojnë akomodim, veshje, gjëra që atyre u duhen” thotë një burim anonimat në Home Office

Ka raste kur pjesëtarë të familjes janë përgjegjës direkt për rekrutimin e tyre.

Samet I cili mbërriti në moshën 15 vjeçare në Britani tani në moshën 18 vjeçare arriti të shpëtojë nga kthetrat e skllavërisë moderne dhe do të deportohet në Shqipëri, por jo të gjithë kanë fatin e Sametit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...