Agjencia Zhurnal.mk
Bota

The Washington Post”: Shpejtësia e vaksinimit në Kinë, 50 milione brenda nje muaji

Më 4 janar, gazeta amerikane “The Washington Post” publikoi një artikull, ku thuhet se Kina planifikoi vaksinimin e 50 milionë njerëzve brenda një muaji dhe “ky është një objektiv i guximshëm”, me një lëvizje më të shpejtë se operacioni “Operation Warp Speed” i përcaktuar nga qeveria amerikane.
Sipas këtij artikulli, Kina ka nisur një fushatë kombëtare vaksinimi dhe planifikon vaksinimin e 50 milionë personave para Festës së Pranverës muajin e ardhshëm, ku parashikohen shumë udhëtime.

Numri i të vaksinuarve është më i lartë se numri i banorëve në Kaliforni dhe Miçigan. Në artikull theksohet se qeveria amerikane predikoi gjithmonë operacionin e vaksinimit të shpejtë të saj “Operation Warp Speed”, por sipas të dhënave nga Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, qysh nga shpërdarja e vaksinës më 14 dhjetor të vitit 2020, vetëm 4.2 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Postime të ngjashme

Ministria e Mbrojtjes: Kina nuk do të kërkojë kurrë hegjemoni

R Zh

Gjermanët “marrin frymë”/ Aktivitetet që kanë nisur të rihapen

T E

Gati 70% e amerikanëve do të vaksinohen sapo t’u jepet mundësia

T E

Presidenti i Ukrainës vaksinohet për të hequr çdo dyshim

T E

Krizë e thellë në spitalet e Hungarisë, mijëra punonjës braktisin punën

T E

Vullkani më aktiv i Evropës shpërthen shtatë herë në dy javë, zonat përreth mbulohen nga hiri i zi

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...