Agjencia Zhurnal.mk

The Weeknd dhuron 300 mijë dollarë për tragjedinë në Bejrut

Dy shpërthimet e javës së kaluar, në Bejrut, Liban, lanë të vdekur rreth 220 njerëz dhe 6,000 njerëz të plagosur.

Dhe reperi The Weeknd po hap portofolin e tij, duke dhuruar 300 mijë dollarë (253 mijë euro) në “Global Aid” – atë që njihet si fondi i ndihmës në Liban.

Menaxheri i tij, Wassim Slaiby bëri njoftimin në Instagram të mërkurën, duke shkruar “Dua të falënderoj vëllain tim The Weeknd për aktin e tij bujar dhe klas, duke dhuruar 300,000 dollarë në fushatën ‘Global Aid’ për Libanin”.

Slaiby, i cili është libanez-kanadez, lindi në Liban gjithashtu falënderoi Michael Rapinon, CEO-n e “Live Nation Entertainment”, për dhurimin e 50 mijë dollarëve (42 mijë eurove) në fondin e ndihmës.

“Jam shumë i nderuar dhe i përulur për të punuar me artistët që kanë një kujdes kaq të thellë për botën”, shtoi ai. “Dhe tani për vëllezërit dhe motrat tona në Liban që janë në dhimbje dhe kanë nevojë për ndihmën tonë kolektive”, shtoi tutje.

Menaxheri dhe Drejtori i Përgjithshëm i “XO Record Label”, gjithashtu menaxhon emrat e njohur si: French Montana, Belly, Massari dhe Sabrina Claudio.

Ai vazhdoi të inkurajojë fansat të dhurojnë atë që munden, duke shkruar: “Jepni atë që mundeni dhe le ta repostrojë në mënyrë që bota të mblidhet për të ndihmuar Libanin nga kjo tragjedi shkatërrimtare”.

Shpërthimet rrafshuan zonat pranë portit të qytetit, ku ndodhën shpërthimet dhe thuhet se kanë lënë 300,000 njerëz të pastrehë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...