Thellimi i bashkëpunimit Kinë -Hungari, mundësi për një zhvillim të përbashkët.

nga Redaksia

Më 8 maj, para vizitës shtetërore në Budapest, Presidenti i Kinës Xi Jinping botoi një shkrim në Gazetën Kombëtare të Hungarisë, ku bëri thirrje për thellimin e bashkëpunimit me Hungarinë për ruajtjen e paqes botërore dhe zhvillimin e përbashkët

Ky vit shënon 75 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Hungarisë.

Sipas tij, gjatë 75 viteve të fundit, Kina dhe Hungaria gjithmonë respektojnë dhe mbështesin rrugët e zhvillimit të zgjedhur nga njëri-tjetri. Kuptojnë dhe mbështesin interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të njëra-tjetrës. Kanë krijuar një nivel të lartë besimi të ndërsjellë politik. Marrëdhëniet dypalëshe kanë hyrë në periudhën më të mirë të historisë, kanë hyrë në “Kanalin e Artë”. Të dy palët janë fokusuar në ndërtimin e përbashkët cilësor të nismës “Një brez, një rrugë”. Kanë forcuar lidhjen e thellë të strategjive të dy vendeve, bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme si investimet, ndërtimi i infrastrukturës, financat, energjia e re, dhe teknologjinë e komunikimit, duke injektuar së bashku një shtysë në ekonominë botërore.
Kina është e gatshme të promovojë integrimin e thelluar të ndërtimit të përbashkët të nismës “Një brez dhe një rrugë” dhe të strategjisë “Hapja në Lindje” të Hungarisë, duke përshpejtuar avancimin e projekteve të mëdha të bashkëpunimit si hekurudha Hungari-Serbi.Do të forcojë bashkëpunimin me Hungarinë në fusha si energjia e pastër, inteligjenca artificiale, ekonomia dixhitale dhe zhvillimi i gjelbër, arsimi, kultura, turizmi, sporti, rinia, media, zonat lokale, duke vazhduar përmirësimin e niveleve përkatëse të lehtësimit të vizave, zgjerimin e fluturimeve direkte ndërmjet dy vendeve dhe krijimin e kushteve më të favorshme për shkëmbimin e personelit.
Kreu i shteti i Kinës vuri në dukje se bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, është në përputhje me kërkesat e kohës dhe tendencat e zhvillimit. Ai u shërben interesave të përbashkëta reciproke, si dhe ofron një shtesë të dobishme për marrëdhëniet Kinë-BE.
Kina dhe BE janë partnerë strategjikë gjithëpërfshirës.
Të dyja palët ndajnë interesa të gjera të përbashkëta. Bashkëpunimi peshon më shumë se konkurrenca dhe konsensusi i tejkalon dallimet. Të dyja palët kanë përgjegjësinë, që së bashku të sigurojnë më shumë stabilitet për botën, ti japin më shumë shtysë zhvillimit global.
Kina është e gatshme të punojë me Hungarinë, për të udhëhequr vendet Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore, për të thelluar dhe praktikuar bashkëpunimin e tyre, si dhe për të promovuar qëndrueshmërinë dhe zhvillimin afatgjatë të marëdhënieve BE- Kinë.
Në fund të artikullit, presidenti Xi bëri thirrje për unitet dhe bashkëpunim me palën hungareze për të promovuar vlerat e përbashkëta të paqes, zhvillimit, drejtësisë, demokracisë dhe lirisë për të gjithë njerëzimin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More