Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Thellohet skandali me pronën në Sarandë, dalin shkeljet e tjera në dokumentacionin e lejes së ndërtimit në lulishten 1200 metra

Skandali i grabitjes së lulishtes në bregdetin e Sarandës sa vjen e thellohet. Sa më shumë të verifikosh dokumentacionin që është dorëzuar në kadastër për regjistrimin, aq më shumë dalin në pah shkelje të tjera të cilat minimum duhet të kishin ndaluar procesin e regjistrimit. Ky është vendimi për dhënien e lejes së ndërtimit nga bashkia e Sarandës që pretendohet nga Armandi Nelaj.

Në dokument nuk pasqyrohet elementët që e bëjnë të vlefshëm. Kjo shkresë siç e shihni, nuk ka datë dhe numër protokolli. Gjithashtu vendimi i bashkisë së Sarandës, sipas kësaj shkrese, jepet duke iu referuar urdhrit të këshillit bashkiak të datës 25 korrik të vitit 2000. Në fakt, kërkesa e bërë nga Armandi Nelaj nuk ka datë.

Një tjetër shkelje është se në këtë shkresë mungon data e afatit për dorëzimin e dokumentacionit nga ana e Nalajt. Kjo do të mjaftonte për anulimin e lejes së ndërtimit.

Si rregull në fund të shkresës shënohet data dhe vendi por këto të dhëna nuk janë plotësuar, figuron vetëm viti 1999. Por dhe ky vit rezulton të jetë jo i saktë, pasi vendimi i këshilli bashkiak është i vitit 2000. Sipas këtij vendimi, i cili pretendohet se ka dalë nga bashkia e Sarandës, është marrë përpara se këshilli bashkiak të vendoste për ti shpërndarë këto troje, qytetarëve dhe më pas për ti kthyer në sheshe ndërtimi. Këto shkelje ligjore do t’i mjaftonin kadastrës së Sarandës për të mos regjistruar këtë pronë, por ky institucion nuk ka kryer verifikimet ligjore.

Një ditë më parë ABC solli të tjera dokumente të të cilat faktojnë se ato ishin false me qëllimin e vetëm grabitjen e lulishtes prej 1200 metrash në pronësi të bashkisë së Sarandës. Kontrata noteriale mes bashkisë dhe dy personave që e pretendojnë pronën Armandi Nelaj dhe Trashëgim Iliazi janë false pasi mungojnë disa elemente që I bëjnë ato të vlefshme. Gjithashtu edhe mandatet e pagesave të cilat pretendohen se janë kryer nga dy personat ndaj bashkisë janë false.

Thesari i shtetit me anë të një shkrese drejtuar bashkisë shprehet se asnjë prej transaksioneve nuk figurojnë në llogarinë e institucionit. Megjithatë edhe këto të dhëna nuk mjaftuan që kadastra të mos regjistronte pronën. ABC përsëri do të sjellë prova dhe dokumente të tjera mbi mënyrën se si kjo pronë publike po i merret qytetarëve . Heshtja e institucioneve si bashkia dhe kadastra po i hapin rrugë këtij skandali . Ndërsa mosreagimi i prokurorisë në këtë rast edhe pse faktet flasin vetë ngre mjaft dyshime pasi prej 6 muajsh rasti është duke u hetuar./abcnews.al/

Postime të ngjashme

I ati nuk e di që ka humbur të birin, mjekja tregon fjalët e fundit të 17-vjeçarit: O teta më falni…

T E

Paloka: Na rezulton se LSI në një krah dhe PD në një krah do të maksimalizojë votën

T E

Arrihet marrëveshja! Bindet më në fund Nard Ndoka, ja në cilin qark do të kandidojë pas përplasjeve me Bashën

T E

Spitali i mori zemrën të riut shqiptar pas vdekjes/ Gjonaj bisedë me homologun spanjoll: Shikoni me prioritet letërporosinë e prokurorisë

S.B.

Presidenti Meta kthen ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit: Antikushtetues!

S.B.

Marrëveshja e Bashës me aleatët / Detaje nga dokumenti i dorëzimit në KQZ

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...