Thellohet skandali, në vend të ndihmave humanitare, u zbuluan aparate me vlerë qindra mijëra euro! Kush po bëhet gati të shesë akullore pasi të shkarkohet nga posti në BFI?

nga I Z

Shkup, 3 shtator – Që nga themelimi i saj, Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka zbuluar afera e skandale të ndryshme që kanë tronditur skenën politike dhe ekonomike në Maqedoninë e Veriut.
Mirëpo skandali me kamionin e konfiskuar nga dogana, që ka qenë i evidentuar si kamion me ndihma humanitare për BFI-në, është ndër skandalet më “skandaloze” që kemi zbuluar deri më sot, sepse bëhet fjalë për dyshime për kontrabandë në emër të humanitetit.

Siç ka shkruar edhe dje Zhurnal, burime nga ky institucion thonë se doganat e Maqedonisë së Veriut kanë ndaluar një kamion me mallra që ka pasur destinacion përfundimtar BFI-në, nën dyshimin se bëhet fjalë për kontrabandë. Kamioni zyrtarisht është deklaruar se bartë ndihma humanitare, mirëpo ajo që kanë hasur doganierët gjatë kontrollit, i ka lënë ata gojëhapur.

“Në vend të ndihmave humanitare, kamioni ka qenë pëplot me aparate të shtrenjta për prodhimin e akulloreve, aparate të shtrenjta për kafe, prodhime të shtrenjta firmato tekstili, pllaka për banjo e kuzhina me cilësi të lartë dhe me çmim marramendës. Kemi një rast klasik të kontrabandës në emër të humanitetit”, thonë burimet nga BFI për Agjencinë Zhurnal.

Heshtja zyrtare në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, aspak nuk po e zvogëlon, por vetëm po e thellon skandalin në fjalë. Ashtu siç e kanë përshkruar burimet tona mallin e konfiskuar, bëhet fjalë për pajisje të kompletuara për një ëmbëltore, ose siç thuhet ndryshe “ice caffe”.

Prandaj edhe logjikisht parashtrohet pyetja mos ndoshta dikush nga krerët e BFI-së po bëhet gati të shesë akullore dhe kafe pasi të shkarkohet nga posti, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të bëra.
Kjo ka qenë një ndër pyetjet që Zhurnal i ka dërguar në adresë të BFI-së, por përgjigje nuk kemi marë.

Nga BFI, zyrtarë që për momentin insistojnë për anonimitet, thonë se kreu i BFI-së po kërkon ndihmë nga politika.

“Nuk ka mbetur derë ku nuk ka trokitur Shaqir Fetai me disa njerëz të kabinetit të tij  për ta shpëtuar veten e vet nga ky skandal, por nuk ia ka dalur. Të gjitha dyert i ka të mbyllura dhe tani pritet që rasti të marë përmasa të mëdhaja, sikurse vetëm ka marë, pasiqë institucionet përgjegjëse janë shumë serioze kur bëhet fjalë për kontrabandë të tillë dhe po e kryejnë punën me pergjegjësinë më të lartë, që kontrabandistët në BFI të dalin para organeve të drejtesisë dhe të japin llogari për skandalin në fjalë”, thonë ata.

Ja pyetjet tona në lidhje me rastin në fjalë, për të cilat ende nuk kemi marë përgjigje:

Të nderuar
Po ju dërgojmë disa pyetje lidhur me informacionin për kamionin e konfiskuar nga dogana të paraqitur si kamion me ndihma humanitare, e ku janë zbuluar gjësende të shtrenjta e luksoze. Ju inkurajojmë që të përmirësoni transparencën tuaj dhe të merni guximin të përgjigjeni në pyetjet tona:

Nëse informacioni është i saktë, ashtu siç e kanë konfirmuar burimet tona brenda BFI, ju lutemi të na tregoni a bëhet fjalë për tentim kontrabande, apo keni filluar që edhe aparate të shtrenjta për kafe e akullore të dhuroni si ndihma humanitare? Apo, mos ndoshta malli i konfiskuar zbulon plane eventuale të kryetarit të BFI ose ndonjë zyrtari tjetë për të hapur dyqan për akullore pasi të shkarkohet nga posti?

A është ftuar në polici ose prokurori ndokush nga BFI lidhur me rastin?

A ka filluar BFI hetime të brendshme lidhur me ketë rast?

A është ky rasti i parë, apo ka pasur të ngjashëm edhe në të kaluarën?”.

Pyetjet i kemi dërguar në suaza të obligimit tonë professional për të marë qëndrimet nga palët që përmenden në ndonjë tekst apo informacion. U mbetet kompetentëve në BFI të vendosin nëse do të përgjigjen ose jo.
Pa marë parasysh a do të përgjigjen në pyetjet e Zhurnal-it ose jo, ata do të duhet të përgjigjen para organeve kompetente, nëse skandali i denoncuar nga “fishkëlluesit” tanënë BFI është i vërtetë. Aq më tepër që për momentin nuk kanë “lidhjet e forta politike” në pushtet, që t’i mbrojnë, siç thuhet se ka ndodhur më herët.
Kjo është arsyeja pse të punësuarit brenda isntitucionit kanë filluar të kërkojnë që përgjegjësit për skandalin të tërhiqen vetë, para se të nxiren prej BFI-së me pranga në duar.

“U bëjmë apel atyre që janë të involvuar në këtë rast, qoftë edhe kryetari apo kushdoqoftë, që të japin dorëheqje dhe të mos arrestohennë pozitat që I mbajnë sepse kjo do të ishte jollosje e BFI-së.së. Mos t’i vendosin postet dhe luksin para interesit të përgjithshëm. Më mirë të dorëhiqen, se sa të e lëshojnë institucionin me pranga në dorë, sepses a kemi informata kjo është e pashmangshme”, kanë thënë të punësuar në BFI./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More