Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Themeluesi i Twitter: Rrjetet sociale mund të krijojnë varësi!

Rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook mund të krijojnë varësi, thuhet sipas themeluesit të Twitter, Jack Dorsey.

Gjatë seancës dëgjimore të së martës para Komitetit të Gjyqësorit të Senatit për të diskutuar çështje që kanë të bëjnë me moderimin e përmbajtjes dhe zgjedhjet e vitit 2020, të dy drejtorët e rrjeteve kryesore sociale, Dorsey dhe ai i Facebook, Mark Zuckerberg u morën në pyetje nga senatori Lindsey Graham nëse platformat që ata ndërtuan kanë aftësinë të krijojnë varësi për përdoruesit.

Përgjigjet e tyre ndryshuan në mënyrë të konsiderueshme, me Zuckerberg duke thënë se është “e pa-konkluduar” nëse platformat e mediave sociale janë problematike dhe Dorsey deklaron se ai beson se ato janë.

“Unë mendoj se, si çdo gjë tjetër, këto mjete mund të krijojnë varësi,” tha Dorsey. “Dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, ta pranojmë atë, dhe të sigurohemi që po i bëjmë klientët tanë të vetëdijshëm për modelet më të mira të përdorimit. Sa më shumë informacion aq më mirë këtu”.

Postime të ngjashme

Smartphone i Leitz gati

Lea Muslija

Facebook Messenger me opsione të reja

Lea Muslija

Smartphone i Leitz gati për tregun e Japonisë

Dafina Vidishiqi

Bosi i iPhone thotë se Android është i mbushur me viruse të rrezikshëm

Dafina Vidishiqi

Kamerat e “njohjes së buzëqeshjes” lejojnë të hyjnë në zyre vetëm punëtorët ‘e lumtur’

Dafina Vidishiqi

Kjo teknologji po i ndihmon shumë kirurgët – inovacion i ri në shëndetësi

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...