Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Thirrja e BE-së: Kosova dhe Serbia t’i respektojnë marrëveshjet e arritura

Zhurnal Ads

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë dhe Serbi të fokusohen në dialog për marrëdhënie të mira mes tyre.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për KOHËN i ka bërë thirrje palëve të respektojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut.

“BE-ja pret që të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të lehtësuara prej nesh, të respektohen dhe të zbatohen, përfshirë këtu lëvizjen e lirë dhe vizitat zyrtare. Palët janë dakorduar për modalitete të qarta dhe gjithashtu për trajtimin dhe ekzekutimin e vizitave zyrtare, dhe kjo marrëveshje, nuk duhet të politizohet”, tha Peter Stano.

Ai tutje ka thënë se “çdo mosmarrëveshje duhet të adresohet dhe zgjidhet brenda dialogut Kosovë-Serbi”.

“Ne jemi duke u përqendruar në një punë konkrete për të ndihmuar partnerët tanë në rajon për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së dhe duke përqafuar vlerat dhe parimet evropiane. Gjithmonë u kemi bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi gjithashtu edhe në pjesën tjetër të rajonit, që të angazhohen në veprime dhe deklarata që krijojnë dhe promovojnë një atmosferë të favorshme për pajtimin, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin, dhe jo e kundërta”, shtoi tutje Stano.

Sot emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i ka shkruar letër kryeministrit Avdullah Hoti, pasi ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, tha se ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Haradinaj Stublla pati thënë se presidentit serb dhe zyrtarëve tjerë nuk do t’iu lejohet hyrja në Kosovë derisa të kërkojnë falje “për gjenocidin”.

Letrën e konfirmoi edhe kryeministri Avdullah Hoti. Ai tha se në letër atij i kërkohet që Kosova të respektojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë të arritur në Bruksel.

Kosova dhe Serbia janë të përfshira në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Reparti i Gjinekologjisë në Skenderaj pa gjinekolog tash e një vit

admin

Në Spitalin e Pejës 24 pacientë në gjendje të rëndë dhe 32 të infektuar nga personeli shëndetësorë

S.B.

Kosovë: 15 viktima dhe 775 raste të reja me COVID-19

S.B.

Krijimi i partisë së re, Këta janë emrat që i bashkohen Vjosa Osmanit

admin

Anëtari i Presidencës së Bosnjës kërkon seancë për njohjen e Kosovës

admin

Fillon shitja online e mallrave të konfiskuar nga Dogana

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...