Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Thirrja e Shefit të OKB-së: Aleancë globale kundër supremacisë së bardhë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për veprim të koordinuar global, për të ndërtuar një aleancë kundër rritjes dhe përhapjes së neo-nazizmit dhe supremacisë së bardhë. Shefi i OKB-së po ashtu ka bërë thirrje për veprim ndërkombëtar “për të luftuar propagandën, dezinformimin” dhe ringjalljen e ksenofobisë, anti-semitizmit, dhe gjuhës së urrejtjes, që është nxitur pjesërisht nga pandemia e koronavirusit.

Sekretari i Përgjithshëm ka thënë se është e dhimbshme, por jo befasuese se pandemia ka nxitur një tjetër shpërthim të mohimit të Holokaustit, shtrembërimit dhe zvogëlimit të peshës së historisë. “Propaganda e lidhjes së hebrenjve me pandeminë, shembull, duke i akuzuar ata për krijim të virusit në kuadër të tentimeve për dominim në botë, do të ishte qesharake, nëse nuk do të ishte kaq e rrezikshme”, ka thënë ai.

Guterres ka bërë këto dekarata në organizimin e OKB-së për shënim të Holokaustit, pak para 27 janarit, që këtë herë shënon 76-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit, Aushvic. Kjo ceremoni është mbajtur në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë. Shefi i OKB-së ka paralajmëruar se supremacistët e bardhë janë duke u organizuar dhe pas shumë dekadave të rënies në hije “neo-nazistët dhe idetë e tyre po rriten sërish”.

Guterres ka thënë se edhe autoritetet amerikane kanë paralajmëruar për rritje të neo-nazizmit në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë botën. Në disa shtete, ata janë përfshirë në polici dhe shërbime të sigurimit dhe idetë e tyre mund të dëgjohen në debate të partive politike, ka deklaruar mes tjerash Guterres.

Postime të ngjashme

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

Turqi: Zjarri përfshin termocentralin

D V

OBSH bën thirrje për shtyrjen e aplikimit të dozave përforcuese, për të përshpejtuar vaksinimin në vendet më të varfra

D V

Vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë deri në shtator

D V

Franca premton 100 milionë euro për Libanin në konferencën ndërkombëtare të ndihmës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...