Thirrje e re publike nga IPARD 2 në vlerë prej 9,6 milion euro

Shkup, 8 korrik – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arijanit Hoxha, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikica Baçovski, sot njoftuan thirrjen e re nga programi IPARD 2.

 

Bëhet fjalë për Thirjen Publike për masën 7 “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit të vogël” përmes së cilës në periudhën e ardhshme, 9.6 milion euro do të jenë në dispozicion për ndërmarrjet mikro dhe të vogla për realizimin e investimeve në disa sektorë.

Me thirrjen e sotme publike për Masën 7, kompanitë ekzistuese, si dhe ato të reja do të kenë një mundësi të madhe për të zhvilluar marka të reja të ëmbëlsirave, pijeve, kapaciteteve akomoduese për turizm rural i cili indirekt do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 22 gusht 2021. Të gjithë palët e interesuara mund të shkarkojnë dokumentacionin e nevojshëm nga faqja në internet e Agjencisë www.ipardpa.gov.mk

Related posts

Zabërçanec: Nevojitet proaktivitet, në vend të reaktivitetit në luftën me dezinformatat

Z H

Vazhdohet për 5 vjet afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Z H

Pa trajnim përkatës, pajisje dhe licencë të certifikuar nuk ka përdorim të pesticideve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com