Agjencia Zhurnal.mk

Thirrje historike nga Erdogani për krizën e Mesdheut Lindor

“Si vende të Mesdheut që jemi, ejani dhe të takohemi të gjithë dhe të gjejmë një formulë të pranueshme për të gjithë, që ruan të drejtën e gjithsecilit”,- tha të hënën në mbrëmje Presidenti Erdoan pas mbledhjes së kabinetit.

Pas mbledhjes së kabinetit Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) doli para kamerave dhe bëri një thirrje historike në lidhje me çështjen e Mesdheut Lindor, e cila ka shkaktuar tensione kohët e fundit.

Turqia është gjithmonë e gatshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Mesdheun Lindor me dialog dhe mbi bazën e të drejtës,- u shpreh Erdoan dhe shtoi: “Turqia nuk ka pretendime në të drejtën legjitime, tokën dhe detin e askujt”.

Presidenti Erdoan shtoi se nuk do të pranojnë nismën që synon ta izolojë Turqinë brenda brigjeve të saj.

“Ne themi këtë; ejani të gjithë si vende të Mesdheut që jemi dhe të takohemi dhe të gjejmë një formulë që ruan të drejtën e gjithsecilit”,- tha Erdoan dhe bëri këtë paralajmërim:

Ne si Turqi do të vazhdojmë të zbatojmë planet tona në terren dhe në fushën diplomatike derisa të dominojë gjykimi i shëndoshë”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...