Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Thirrje për përgatitje të programeve mësimore në përputhje me konceptin për arsim fillor

Shkup, 5 mars – Zhurnal.mk – Ministria e Arsimit dhe Shkencës e njofton të gjithë publikun profesional se Byroja për Zhvillimin e Arsimit ka shpallur Konkurs për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm të cilët, së bashku me këshilltarët në Byronë, do t’i përgatisin programet mësimore të reja në pajtim me Konceptin për arsimin fillor.

Ftohen të gjithë mësimdhënësit dhe personat profesional që i plotësojnë kushtet në pajtim me konkursin që referohet në përpunimin e programeve mësimore nga klasa e parë në të pestën, të paraqiten dhe ta japin kontributin e tyre për zhvillimin e sistemit edukativo-arsimor në vendin tonë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Byronë për Zhvillimin e Arsimit punojnë të përkushtuar në përforcimin e ekipit që në periudhën e ardhshme duhet t’i përgatisë programet mësimore të reja për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, në pajtim me planin mësimor në Konceptin e miratuar më herët për arsimin fillor”, thuhet në kumtesën e sotme të MASH-it.

Postime të ngjashme

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

R Zh

Muça: Shkupi do të lulëzojë me gjelbërim! (FOTO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...