Thirrje publike për asistent digjital për lehtësim për qasje në programet për ndihmë ekonomike shtetërore

Lehtësim të komunikimit dhe qasjes deri te informacionet për ndihmë dhe mbështetje shtetërore të kompanive dhe investitorëve të huaj dhe vendas, zvogëlim të kohës së pritjes së përgjigjes nga institucionet, do të duhet të mundësojë asistenti digjital i bazuar në inteligjencën artificiale për nevojat e programeve për ndihmë shtetërore për hartim e së cilës është shpallur thirrje publike.

 

Në thirrjen publike, e cila do të zgjasë deri më 20 shtator, të drejtë për aplikim kanë shoqatat tregtare të themeluara në përputhje me Ligjin për shoqata tregtare dhe të regjistruara në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të jenë shumicë pronë e Maqedonisë së Veriut (me 50,1 për qind apo më shumë) dhe të ardhurat vjetore të ndërmarrjes të mos tejkalojnë 10 milionë euro në dy vitet fiskale paraprake.

“Cilat janë kushtet, ku aplikohet, cilat dokumente nevojiten, cili institucion është kompetent, që ekziston si kusht për ndihmë shtetërore dhe të ngjashme janë vetëm një pjesë e pyetjeve të cilat ky asistent digjital do të përgjigjet”, tha në prezantimin e sotëm të thirrjes publike zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike.

Asistenti digjital, theksoi, duhet të jetë i aftë të mësojë shpejt, të mundësojë komunikim me përdoruesit përmes porosive me tekst, ta përshtatë gjuhën dhe tonin e vet mbi bazë të kontekstit, të kuptojë dhe përgjigjet në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze dhe lehtë të azhurnohet në kohë reale.

“Ai do të japë të gjitha informacionet e nevojshme për masat dhe ndihmë nga plani për rritje ekonomike, i cili vetëm për përkujtim, është instrument për mbështetje të zhvillimit të kompanive vendase dhe të huaja në drejtim të barazimit dhe kritereve dhe kushteve për marrje të ndihmës shtetërore për të gjitha kompanitë, pavarësisht nëse janë vendase apo të huaja, mikro të vogla, të mesme apo të mëdha”, theksoi Bytyqi duke shtuar se në këtë mënyrë do të rritet numri i kompanive të cilat kanë marrë ndihmë dhe mbështetje. Në këtë drejtim, ai përkujtoi që vetëm tre vjet 900 kompani në vend kanë marrë mbështetje përmes planit për rritje ekonomike.

Drejtori i ZZHTI, Kosta Petrovi, theksoi se Fondi përmes këtij projekti për herë të parë përfshihet në digjitalizim të proceseve në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Jam i sigurt se ky është vetëm fillimi i shumë nismave të reja me të cilat do t’u mundësojmë qytetarëve por edhe kompanive komunikim më të lehtë me institucionet e Qeverisë”, tha Petrovi.

Hapja e kësaj sfide, shtoi do të jetë një hap serioz lidhur me avancimin teknologjik por edhe tregues se në shtet ka kompani të cilat mund të ofrojnë zgjidhje po aq cilësore si ato botërore.

Implementimi i projektit mund të jetë në kohëzgjatje prej gjithsej 24 muaj, 12 muaj për zhvillim dhe implementim dhe 12 muaj për mirëmbajtje dhe azhurnim. Fondi mbi bazë të rrethanave të justifikueshme mund të miratojë vazhdime të zbatimit të projektit deri në gjashtë muaj. Për financim të projektit në kuadër të kësaj thirrje është siguruar buxhet i përgjithshëm prej nëntë milionë denarë.//Zhurnal.mk

Related posts

Katër ekspertë gjermanë do të përfshihen në hetimin për zjarrin në Tetovë

N E

Rufi Osmani bashkë me Taravarin përkujtuan dëshmorët e flamurit

D V

Pasaportat, ankesa për pritje të gjata pa termine

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More