Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Thomas-Greenfield konfirmohet ambasadore e SHBA-së në OKB

Senati i Shteteve të Bashkuara konfirmoi të martën emërimin e diplomates veterane, Linda Thomas-Greenfield, si ambasadore të SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Votimi me 78 vota për dhe 20 kundër reflektoi mbështetjen edhe të Partisë Demokratike, edhe të asaj Republikane për të.

“Ajo do të marrë rolin e ambasadores në Kombet e Bashkuara në një kohë kur kombet e botës duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër [sëmundjes] COVID-19 dhe në luftën kundër ndryshimit të klimës”, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Shumer.

Thomas-Greenfield ka kaluar dekada në shërbimin e jashtëm, duke përfshirë pozita të ndryshme në Liberi, Zvicër dhe Pakistan.

Ajo po ashtu ka kaluar disa vite si diplomate e lartë e Shteteve të Bashkuara për Afrikën dhe ka mbajtur një post të lartë në Zyrën e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit të Departamentit të Shtetit.

Thomas-Greenfield pritet të fillojë punën përpara se Shtetet e Bashkuara të marrin presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në muajin mars.

Konfirmimi i Thomas-Greenfieldit shihet si përmbushje e një zotimi të presidentit të ri amerikan, Joe Biden, për të zgjedhur një kabinet më të larmishëm.

Postime të ngjashme

Ministria e Mbrojtjes: Kina nuk do të kërkojë kurrë hegjemoni

R Zh

Gjermanët “marrin frymë”/ Aktivitetet që kanë nisur të rihapen

T E

Gati 70% e amerikanëve do të vaksinohen sapo t’u jepet mundësia

T E

Presidenti i Ukrainës vaksinohet për të hequr çdo dyshim

T E

Krizë e thellë në spitalet e Hungarisë, mijëra punonjës braktisin punën

T E

Vullkani më aktiv i Evropës shpërthen shtatë herë në dy javë, zonat përreth mbulohen nga hiri i zi

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...