Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Thonjtë tregojnë shumë, ja çfarë zbulon ngjyra e tyre për shëndetin tuaj

Të butë, të fortë apo me shenja të gjitha këto japin një sinjal nga trupi.

Njerëzit shpesh kujdesen për thonjtë e tyre, sepse janë të rëndësishëm për ta estetikisht, por a e dini se thonjtë mbajnë të dhëna të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm?

Ngjyra dhe cilësia e thonjve tuaj në veçanti janë një çelës i rëndësishëm për atë që po ndodh brenda trupit tuaj.

Ndryshimet e thonjve mund të jenë një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjeve.

Thonjtë e zbehtë ose të bardhë

Thonjtë që janë të zbehtë mund të jenë simptoma të disa sëmundjeve serioze si anemia, problemet e zemrës, kequshqyerja ose sëmundja e mëlçisë.

Pikat e bardha

Nëse thonjtë me pamje të shëndetshëm kanë njolla të bardha, kjo mund të tregojë një problem. Edhe pse shumë njerëz mendojnë se kjo tregon për një mungesë të kalciumit, në të vërtetë është vetëm një shenjë e një traume të vogël në thonj dhe asgjë për t’u shqetësuar. Ata do të veniten.

Thonj të verdhë

Thonjtë e verdhë më së shpeshti tregojnë për një infeksion të kërpudhave. Nëse lejoni që infeksioni të përkeqësohet, do të shihni se thonjtë tuaj mund të trashen dhe fitojnë një strukturë të thërrmueshme dhe të thatë. Në raste të rralla, thonjtë e verdhë mund të tregojnë një gjendje më të rëndë siç janë sëmundja e rëndë e tiroides, sëmundja e mushkërive, diabeti ose psoriasis.

Sipërfaqe jo e lëmuar

Nëse keni përjashtuar infeksionin e kërpudhave të thonjve, atëherë thonjtë me sipërfaqe jo të lëmua mund të jenë një shenjë e hershme e psoriasis ose madje edhe artritit inflamator. 

Postime të ngjashme

Ananasi është e vetmja frutë që mund të hahet pas vaktit!

D V

Shkoni në shtrat të uritur ose hani natën vonë?

D V

Shtatë shenja që tregojnë se presioni juaj i gjakut është ‘jashtëzakonisht’ i lartë

D V

Nuk e shkakton klori i pishinës irritimin e syve, por djersa dhe urina

D V

Pesë rastet kur diabetikët duhet të shkojnë në urgjencë

D V

Ilaçet kundër kolesterolit dhe presionit të gjakut mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga COVID

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...