Thuhet se ia ka ‘marrë mendjen’ Kylian Mbappe, rrëfehet modelja italiane

Pasioni për sportin është i madh, e ka shoqëruar që kur ishte fëmijë. Marialuisa Jacobelli, gazetare, prezantuese dhe modele italiane, është shumë e njohur në rrjetet sociale. Ajo ka 403 mijë ndjekës në Instagram, ku hedh foto marramendëse. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ajo tregon sekretin e gjendjes së shkëlqyer fizike, flet edhe për flirtin e pretenduar me Kylian Mbappe.

 

Cila është marrëdhënia juaj me sportin?

Më pëlqen shumë, e praktikoj që kur isha fëmijë. Jam marrë me shumë sporte: not, kalërim, tenis, volejboll, basketboll, futboll. Sot jam në formë falë palestrës.

Me çfarë aktivitetesh sportive merresh tani?

Më pëlqen shumë pilates dhe joga; dy praktika që ua rekomandoj shumë femrave. Duket sikur asgjë nuk të bëjnë, por në të vërtetë favorizojnë shumë tonifikimin e muskujve.

A stërviteni shumë?

Unë shkoj me periudha në palestër, nuk jam shumë konsistente. Ndonjëherë stërvitem çdo ditë, pastaj për dy muaj mbase nuk bëj asgjë. Mesatarja e stërvitjes? Dy ose tri herë në javë.

A ka ndonjë sportist që do të donit ta sfidonit?

Më pëlqen shumë Matteo Berrettini, për mendimin tim është një djalë që do t’i japë kënaqësi të madhe Italisë. Unë bëj tifo për të.

Si e kaluat Europianin?

Merita e madhe shkon për Mancini, që pati aftësinë për të krijuar një grup shumë të bashkuar. Ne nuk ishim më të fortët, por fituam, sepse u ndie që djemtë shkonin mjaft mirë me njëri-tjetrin. Natyrisht, i përcolla të gjitha ndeshjet e Italisë dhe u ndjeva krenare në fund, kur ngritëm trofeun.

Cili lojtar bëri ndryshimin?

Leonardo Spinazzola bëri një kampionat të rëndësishëm europian. Më erdhi shumë keq që u dëmtua. Pa të nuk do të kishim arritur në finale.

A ka ndonjë ekip që e simpatizoni?

Duke qenë nga Bergamo, them Atalanta!

Le të kalojmë te ushqyerja: a ndiqni një dietë specifike?

Unë nuk ndjek një dietë fikse, por nutricionistja Sacha Sorrentino më ka ndryshuar jetën. Bëra testet, isha intolerante ndaj glutenit dhe laktozës, i shmang të gjitha ushqimet që më shqetësojnë. Pjata ime e preferuar? I dua ëmbëlsirat çmendurisht, tiramisu! Për të kripurat, nga ana tjetër, zgjedh makaronat.

Ku e kaloni verën?

Pak në Itali dhe pak në Francë.

A ka ndonjë arsye tjetër që ju dërgon në Francë? (thashethemet kohët e fundit e shohin sit ë dashurën e Kylian Mbappé, sulmuesit të PSG)

(Buzëqesh) Unë kam shkuar gjithmonë në Francë, e dua Rivierën Franceze shumë…

Related posts

Në profilin e Keisi Medinit këto ditë dominojnë pozat me bikini

D V

Me poza me bikini, Afrona Dika tregon dallimin mes fotografive nga jeta reale dhe atyre në rrjetet sociale

Redaksia

Arbnora Ademaj bën debutimin zyrtarisht në kinematografinë turke, sot nis me serialin “Kirik Hayatlar”

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com