Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Thyerje e masave anticovid/ 1231 qytetarë të gjobitur, 1 mln lekë administratorit të biznesit

1231 qytetarë janë gjobitur në vendin tonë për mosmbajtje të maskës mbrojtëse në publik gjatë fundjavës.

Gjithashtu është gjobitur me 1 milionë lekë një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Kurse 3 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme janë gjobitur 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave anticovid.   Gjatë fundjavës janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1231 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.  Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.    Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1227 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 3 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

Postime të ngjashme

Muaji i hapur i vaksinimit/ Rama thirrje qytetarëve: Shfrytëzoni mundësinë!

D V

Normalizohet situata në Gjrokastër, Peleshi: Të gjithë vatrat e zjarrit janë eliminuar

D V

Universiteti i Tiranës apel studentëve për vaksinim: Të garantojmë vit akademik normal

D V

Zjarret në vend, Basha nxjerr fotot: Punonjësit e emergjencave dhe ushtria me mjete rrethanore, Rama përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime

D V

Zjarret në Gjirokastër, ndihmë ajrore nga Gjermania

D V

Viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Basha, akuzon Ramën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...