Thyhen disa drunj në stadiumin e Tetovës, kërkohen autorët

Shkup, 30 korrik – Persona të pandërgjegjshëm kanë thyer dhjetëra drunj të cilat ishin mbjellur përgjatë trotuarit të rrugës “Ivo Lola Ribar” në Tetovë në afërsi të stadiumit të qytetit. Të punësuarit në ndërmarrjen komunale informojnë se dëmtimet janë vërejtur mbrëmë pas orës 22:30 minuta.

 

“Dëmtimi i drunjve, gjelbërimit dhe pronës publike është akt vandal dhe i turpshëm. Autorët e kësaj vepre të shëmtuar do të zbulohen shumë shpejt, dhe ndaj tyre do të inicohet procedurë adekuate ligjore”, theksoi kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, përmes profilit të saj në rrjetin social Fejsubuk.

Nga Zyra për marrëdhënie me opinionin pranë Komunës përkujtojnë se prej më parë ishte dëmtuar edhe pajisja urbanistike në shkollën e mesme, përgjatë shtregut drejt vendit Banjiçe dhe në Parkun e Gruas.

Related posts

Edi Rama për tragjedinë në Tetovë: Përqafim vëllazëror për krejt komunitetin tetovar

N E

Carovska: Gjendja në shkolla është stabile

Redaksia

Shekerinska në Riga: Shqyrtohen mundësitë për pjesëmarrje në grupin luftarak të Aleancës në Letoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com