Agjencia Zhurnal.mk

Thyhet tabela e dygjuhësisë që ishte vendosur në Fondin për Sigurim Shëndetësor në Prilep

Shkup, 10 mars, zhurnal.mk – Ping-pong politik për zbatimin e dygjuhësisë në Maqeodninë e Veriut. Tabela po vendosen, hiqen dhe thyhen varësisht deklaratave të politikanëve të cilët tashmë kanë nisur fushatën zgjedhore.

Në debatin e fundit televiziv mes Mickoskit e Zaev, ky i fundit tha se do të hiqen tabelat aty ku nuk ka mbi 20% shqiptar, dhe si duket kjo ka ndikim edhe te disa persona që po thyejnë tabelat në dy gjuhë.

Së fundmi është thyer tabela e dygjuhësisë që ishte vendosur në Fondin për Sigurim Shëndetësor, njësia rajonale Prilep.

“Në zyrat rajonale të organeve të administratës shtetërore që mbulojnë së paku një njësi të vetëqeverisjes lokale në të cilën së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja, emrat e zyrave do të shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabetin e saj”, thuhet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, neni 7, paragrafi 2.

Në bazë të kësaj, dygjuhësia duhet respektuar si në zyrat e administratës shtetërore në Veles po ashtu edhe në ato Prilep

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...