Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

“Ti je ai që më plotëson”, Dafina Zeqiri sjell imazhe joshëse nën vargjet e këngës së saj më të re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, Dafina ka publikuar për fansat e saj disa fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, të realizuara në prapaskenat e xhirimeve të klipit të fundit.

Ajo duket mjaft tërheqëse e veshur me një kostum të bardhë, ndërsa merr vëmendjen me dekoltenë e hapur.

“Ti je ai që më plotëson”, ka shkruar Zeqiri në mbishkrimin e këtyre fotografive, e që janë vargje nga kënga e saj më e fundit “Mos shko” me Yll Limanin.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.

Dafina Zeqiri përndryshe ka qenë shumë aktive këtë vit me projekte të shumta muzikore, pjesa dërrmuese e të cilave janë pritur mirë nga fansat e saj.

Postime të ngjashme

Paralajmërohen disa projekte muzikore nga Kidda

S.B.

Infermierja e cila një vit më parë pozoi me shenjat e lodhjes nga pandemia, ngjitet në skenën e ‘Sanremos’ dhe mban fjalimin emocionues

S.B.

Sting e lanson albumin “Duets” së shpejti

S.B.

Dua Lipa shkëlqen në reklamën e markës së atleteve “Puma”

S.B.

Arriti një miliard dëgjime, Bebe Rexha bëhet qesharake duke ngrënë mëngjesin mbi pllakatën që iu dhurua si mirënjohje nga Spotify

S.B.

Rita Ora me performancë të mrekullueshme nga ‘Sydney Opera House’, magjeps me dukjen dhe zërin e saj

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...