Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

“Ti Shqipëri o mall i zjarrtë”, publikohet nga Ilir Shaqiri

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Ilir Shaqiri, ka sjell një interpretim të veçantë të “Ti Shqipëri o mall i zjarrtë”.

Siç tashmë njihet për vokalin e fuqishëm, Shaqiri projektin e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Ai vjen me një këngë madhështore dedikuar Shqipërisë, teksa edhe pak ditë kremtohet Dita e Flamurit.

Për të realizuar këtë këngë të mahnitshme, artisti i njohur ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës shqipe.

Orkestrimi dhe muzika e këtij projekti u realizua nga Edmon Zhulali, ndërsa si xhirues dhe mjeshtër montazhi ishte Blerdi Malushi.

Protagonistë të klipit po ashtu ishin edhe Hana Zurapi e Ensar Ismaili, ndërsa qëndruan prapa këngës edhe Samir Jashari, Sumeja Zurapi, Qerim Ismaili, Besmir Mahmuti, Rexhep Ismaili, Ibrahim Ismaili.

Projekti tashmë gjendet i lansuar edhe në platformën e popullarizuar, YouTube.

Iliri përkundër se viteve të fundit ka qenë më pasiv në muzikë, ai vazhdon të admirohet nga publiku për karrierën e bujshme shumëvjeçare.

Postime të ngjashme

Kida shfaqet joshës nga Las Vegas

Dafina Vidishiqi

Demi Rose vjen me poza të reja ku thekson gjoksin e formësuar

Dafina Vidishiqi

Pas Malit të Zi, ky është destinacioni i radhës për Emina Çunmulajn

Dafina Vidishiqi

Meda sot feston ditëlindjen e 42-të

Dafina Vidishiqi

Majk na prezanton me ‘dashurinë’ e tij

Dafina Vidishiqi

Emily Ratajkowski lë pa fjalë me paraqitjen pak kohë pas lindjes

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...