Tifozët e Liverpoolit ‘të dashuruar’ në komentimin e Peter Drury te goli brilant i Mo Salah

Tifozët e Liverpoolit kanë shprehur dashurinë e tyre për Peter Drury pasi komentuesi legjendar dha disa nga vargjet e tij më të mira kur Mohamed Salah gjeti rrjetën dje kundër Manchester City.

Goditja e egjiptianit, e cila tregoi shpejtësi, dhunti dhe fuqi të jashtëzakonshme, ishte një nga golat më të mirë të sezonit dhe i denjë për një koment klasik, të cilin Drury e bëri shkëlqyeshëm.

“Salah … iku nga Cancelo”, thotë ai fillimisht. “Oh kjo është shkëlqyese nga Salah! Dhe akoma … Salah !Oh sensacionale! Absolutisht e bujshme!”.

“Ky është futbolli PlayStation! Është qesharake. Ju nuk mund ta bëni këtë pa një kontroller (që përdoret për të luajtur në PlayStation)”.

Tifozët e Liverpoolit ishin plot lëvdata për fjalët e Drury pas ndeshjes.

“Ky njeri është një poet,” shkroi një Red në Twitter.

“Thjesht duaj Drury”, shkroi një tjetër. “Një legjendë absolute”.

Kjo nuk është hera e parë që Drury merr vlerësim universal për punën e tij pas mikrofonit.

Në vitin 2018, ai u vlerësua për komentin e tij të rikthimit mahnitës të Romës kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, me një tifoz që argumentoi se “ky koment meriton Topin e Artë”.

“Është një grek nga mali Olimp!” Drury bërtiti pasi Kostas Manolas e shëno për ekipin e tij në 3-0. “Kush ka ardhur në shtatë kodrat e Romës dhe ka bërë një mrekulli”, ishte komentimi i tij në atë ndeshje. 

Related posts

Xavi ka klauzolë largimi nga Al Sadd e cila vlen vetëm për Barcelonën

D V

Futbollistët e Shqipërisë me mesazh inkurajues për fizioterapeutin e Kombëtares që po vuan nga Covid-19

D V

Evra shokon botën e futbollit: Jam abuzuar seksualisht në moshën 13-vjeçare – momenti më i vështirë kur i tregova familjes

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More