Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Tifozët nuk mund të besojnë se si Lacazette nuk arriti të shënonte i vetëm përball portierit

Alexandre Lacazette nuk arriti të godiste objektivin në një shans të madh ‘një kundër një’ me portierin ndërsa Arsenali barazoi 1-1 me Slavia Pragën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës në Emirates.

Për meritë të tij, Lacazette në mënyrë të shkëlqyeshme vodhi një top nga kundërshtari për t’u drejtuar drejt portës në minutën e 62-të.

Ai kishte kohë të mjaftueshme ndërsa dy lojtarë të Slavia Pragën u përpoqën të ndalnin atë duke i vrapuar nga mbrapa.

Megjithatë, sulmuesi francez humbi një rast ideal i vetëm me portierin dhe kjo ka zhgënjyer tifozët e Arsenalit në mediat sociale.

“Në asnjë mënyrë Lacazette”, shkroi një përdorues i Twitterit pas humbjes.

“Ai e bëri rrugën më të vështirë sesa duhej”, shkroi një tjetër.

“Si e humbe atë rast”, pyeti një tjetër përdorues.

Ndryshe, Nicolas Pepe shënoi në minutën e 86-të për 1-0, ndërsa çekët barazuan në minutat shtesë për të siguruar një gol jetësor para ndeshjes kthyese.

Postime të ngjashme

Vjen reagimi i Shaqirit pas kualifikimit të Zvicrës në 1/8 e finales

Dafina Vidishiqi

Hojbjerg më i dalluari: Rusia 1-4 Danimarka, notat e lojtarëve

Dafina Vidishiqi

Notat e lojtarëve: Finlanda 0-2 Belgjika, De Bruyne me vlerësim maksimal

Dafina Vidishiqi

Zyrtare: Zvicra kalon në fazën e eliminimit direkt

Dafina Vidishiqi

Bardhi: Maqedonia po ndryshon mentalitetin e saj

Dafina Vidishiqi

Finlanda mposhtet nga Belgjika, shpreson në kualifikim nga pozita e tretë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...