Tifozët sllovakë shkaktuan panik në avion! Njëri arrestohet në Aeroportin e Shkupit, 10 të tjerëve u ndalohet hyrja në Maqedoni

nga D. V.

Shkup, 11 dhjetor – Një tifoz sllovak mbrëmjen e djeshme u arrestua në Aeroportin e Shkupit për sjellje agresive gjatë fluturimit nga Sllovakia, ndërsa 10 të tjerëve nuk u lejua hyrja në vend për arsye sigurie, përcjell TV21. Nga Policia njoftojnë se ndaj personit L.T. do të dorëzohet kallëzim përkatës.

“Më 10.12.2025 rreth orës 20:30, në SPB-Shkup, shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Qendra Rajonale për Punë Kufitare Veri raportuan se në një aeroplan që vinte nga Sllovakia, disa persona nën ndikimin e alkoolit, pjesë të një grupi tifozësh, nuk respektonin rregullat gjatë fluturimit dhe pas uljes, silleshin në mënyrë agresive dhe shqetësonin pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin. Policët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pas marrjes së masave arrestuan L.T. (38) nga Sllovakia, ndërsa 10 persona të tjerë, gjithashtu nga Sllovakia, nuk u lejuan të hynin në vend për arsye sigurie. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër L.T. do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More