Tijani: Punojmë dhe do të punojmë që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare efektive e BE-së sa më shpejtë që është e mundur

nga Xh M

Shkup, 10 shtator – Punojmë dhe do të punojmë që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare efektive e Bashkimit Evropian sa më shpejtë që është e mundur, deklaroi zëvendëskryeministri italian dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tijani.

Tijani në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, porositi se vizita e tij nuk është vetëm formale, por është porosi e qartë për investimin e Italisë për përshpejtimin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

“Me ministrin do ta takohemi përsëri në Nju Jork në takimin ‘Miqtë e Ballkanit Perëndimor’. Ky është një tregues se Italia beson në rajon dhe e mbështet fuqishëm atë… Maqedonia e Veriut është shumë e rëndësishme, vend mik i Italisë. Ne duam të rrisim praninë e sipërmarrësve italianë. Para se të ateroja , u takova me sipërmarrës që duan të investojnë në Maqedoninë e Veriut dhe u thashë se ka shumë mundësi për investime dhe se kjo Qeveri dëshiron dhe do t’i mbështesë investitorët”, tha Tijani.

Tijani, gjithashtu, e theksoi edhe praninë e Maqedonisë së Veriut në aleancën e NATO-s dhe bashkëpunimin e ndërsjellë ekonomik dhe paralajmëroi takim për shfrytëzimin e potencialit të Korridorit 8.

“Vendosim të organizojmë takim për Korridorin 8. Do të shohim deri në fund të vitit të hapim diskutim me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Shqipërinë, që të përshpejtohet zhvillimi ekonomik dhe zhvillimi i tregut të brendshëm”, deklaroi Tijani.

Ministri Mucunski e vlerësoi takimin si veçanërisht të rëndësishëm, duke theksuar se kjo është vizita e parë e një MPJ nga Evropa, që nga marrja e detyrës, e cila tha se vetëm konfirmon dhe përmirëson edhe më tej bashkëpunimin 30-vjeçar mes dy vendeve. Në takim, Mucunski tha se e theksoi rëndësinë e parashikueshmërisë në rrugën drejt integrimeve evropiane, si dhe se u sigurua për mbështetjen e Italisë në rrugën tonë drejt BE-së.

“Italia është dhe mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të synimeve tona strategjike dhe të politikës së jashtme, veçanërisht kur bëhet fjalë për anëtarësimin e plotë në BE. Kam marrë një garanci nga homologu im se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Theksova se jemi ende fuqishëm të përkushtuar për reforma, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal”, tha Mucunski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More