Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

TikTok i kundërpërgjigjet Trump, pasi paralajmëroi ndalimin në SHBA

Pasi Presidenti amerikan njoftoi se platforma do të ndalohej, TikTok reagon: “Ne nuk do të shkojmë askund”.

Ndalimi i platformës më popullore për video TikTok, i paralajmëruar fillimisht nga Trump për të shtunën, fillimisht nuk u zbatua.

Presidenti tani dëshiron ta mbyllë të dielën ose të hënën, thuhet nga zyra e presidentit, transmeton Telegrafi.

Por këtij kërcënimi i ka reaguar menjëherë vetë TikTok-u: “Ne nuk kemi në plan të shkojmë askund”, tha menaxherja e Përgjithshëm e Tiktok-ut për SHBA-të, Vanessa Pappas, në një mesazh të botuar në aplikacion.

Unioni Amerikan i Lirive Civile kritikoi ndalimin e TikTok-ut: “Ndalimi i një aplikacioni si TikTok që miliona amerikanë përdorin për të komunikuar është një rrezik i fjalës së lirë dhe është teknologjikisht i padobishëm”, shkroi organizata në Twitter.

Për të adresuar shqetësimet, Kongresi i SHBA-së duhet të sigurojë që çdo kompani që ofron shërbime për qytetarët e SHBA-së nuk do t’ua zbulojë informacion për përdoruesit e tyre.

Në këtë rast, duket veçanërisht problematike që presidenti i SHBA-së gjithashtu ka një arsye personale për të ndërmarrë veprime kundër TikTok.

Postime të ngjashme

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web”

S.B.

SHBA-ja sanksionon prodhuesit kinezë të kompjuterëve

S.B.

Mineralet nga fundi i oqeanit mund të përdoren për prodhimin e baterive të veturave elektrike

S.B.

Facebook dhe Instagram bien përsëri për shumë përdorues

S.B.

Prezantohen 6 telefona inteligjentë të rinj nga Nokia

S.B.

Një gjykatë në Moskë gjobit TikTok-un për “thirrje për protestë”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...