Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

TikTok ka gjurmuar përdoruesit

Zhurnal Ads

Në Nëntor të vitit të kaluar TikTok përmes një përditësimi hoqi gjurmimin e adresës MAC. Në 2015-ën App Store dhe Play Store kishin ndaluar grumbullimin e adresave MAC, shkruan PCWorld.al.

E ardhmja e Tik Tok është e turbullt ndërsa kompania përballe me një shitje të pjesshme ose të plotë për shkak të presionit Amerikan.

Tani është Wall Street Journal që raporton një informacion të ri që turbullon akoma më tepër ujërat mbi të cilat po noton kompania.

Sipas analizës së WSJ të aplikacionit Android, disa versione të TikTok nga 2018 deri në 2020 kishin grumbulluar sasi të pazakonta informacioni për një aplikacion mobil.

WSJ thotë se deri vitin e kaluar TikTok kishte përdorur një problem të njohur sigurie në Android për të anashkaluar mbrojtjet e sistemit operativ që pengonin gjurmimin e përdoruesve përmes adresave MAC.

Kodi MAC identifikon një pajisje në rrjet dhe zakonisht është i pandryshuar dhe mund të gjurmohet edhe nëse përdoruesit shfrytëzon llogari të ndryshme në të njëjtën pajisje duke krijuar ID e një personi me një harduer të caktuar dhe përdorur për qëllime reklamimi por edhe keqdashëse.

WSJ shpjegon se në rastin e Google përdoret një ID reklamimi e anonimizuar që përdoruesit lehtësisht mund ta resetojnë ndryshe nga adresa MAC që nuk ka të njëjtën aftësi.

Në Nëntor të vitit të kaluar TikTok përmes një përditësimi hoqi gjurmimin e adresës MAC. Në 2015-ën App Store dhe Play Store kishin ndaluar grumbullimin e adresave MAC.

Studimi i cituar nga WSJ thotë se janë mbi 350 aplikacione në Google Play Store që grumbullojnë adresa MAC për qëllime reklamimi. Zbulimi vjen në një moment delikat për TikTok i cili mund të shkojë drejt ndarjes.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Sistemi i ri i Photoshopit do të identifikojë imazhet e manipuluara

admin

Apple planifikon t’i thotë lamtumirë iPhone XR, iPhone 11 do të jetë më i lirë tashmë

admin

Debuton teknologjia grafike e Intel që do të ndryshojë një industri

S.B.

Facebook integron Messengerin në Instagram, ofron edhe disa risi

admin

Aplikacioni “Zoom” thyen rekorde në fitime, financiarisht më lart se ‘Boeing’ dhe ‘Ford’ bërë bashkë

admin

Rrjedhin specifikat kyçe të OnePlus 9 dhe 9 Pro

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...