Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

TikTok thuhet se po përgatitet të mbyllë aplikacionin nëse nuk shitet

TikTok po bëhet gati të mbyllë operacionet e saj amerikane në rast se një shitje nuk materializohet në muajt e ardhshëm, sipas një raporti.

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në fillim të këtij muaji duke urdhëruar ByteDance të shesë biznesin e TikTok në SHBA te një “kompani amerikane” ose të ndalohet të operojë në vend.

Megjithëse prindi i TikTok, ByteDance me bazë në Pekin, thuhet se është në prag të arritjes së një marrëveshje me Microsoft dhe Walmart, transmeton Telegrafi.

Kompania kineze po bën gjithashtu plane të veçanta që punonjësit amerikanë të TikTok të kompensohen në rast se aplikacioni ndalohet.

Një zëdhënës i TikTok tha në një deklaratë se kompania është “e sigurt që ne do të arrijmë një zgjidhje që siguron se TikTok do të jetë këtu për një periudhë të gjatë”.

“Siç do të bënte çdo kompani e përgjegjshme, ne po zhvillojmë njëkohësisht plane për t’u përpjekur të sigurojmë që punonjësit tanë në SHBA të vazhdojnë të paguhen në çdo rezultat”, thanë ata.

CEO i TikTok, Kevin Mayer dha dorëheqjen të enjten pasi thuhet se u la jashtë negociatave të shitjes me Microsoft dhe Oracle.

Postime të ngjashme

Nokia X20 sjell smartfon 5G nën 350 euro

S.B.

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web”

S.B.

SHBA-ja sanksionon prodhuesit kinezë të kompjuterëve

S.B.

Mineralet nga fundi i oqeanit mund të përdoren për prodhimin e baterive të veturave elektrike

S.B.

Facebook dhe Instagram bien përsëri për shumë përdorues

S.B.

Prezantohen 6 telefona inteligjentë të rinj nga Nokia

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...