Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

TikTok-u padit qeverinë amerikane

Aplikacioni kinez, TikTok ka vendosur ta padisë qeverinë amerikane rreth tentimeve të kësaj të fundit për të ndaluar shërbimet e platformës së popullarizuar, me arsyetimin e shqetësimeve për siguri kombëtare.

Ankesa ligjore, që është dorëzuar më 24 gusht në Kaliforni, argumenton se qeveria amerikane ka injoruar përpjekjet e kësaj kompanie për t’i adresuar shqetësimet që ka ngritur.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv më 6 gusht, duke ndaluar transaksionet me pronarët e aplikacionit kineze TikTok brenda 45 ditëve, duke përmendur shqetësimet se TikTok mund të përdoret për fushata dezinformuese nga të cilat përfiton Partia Komuniste në Kinë.

Ndaras këtij vendimi, administrata Trump i ka dhënë afat kompanisë ByteDance, që menaxhon TikTokun, që të heqë dorë nga aplikacioni i videove para se të ndalojë atë në SHBA, transmeton rel. 

Në padinë e TikTokut në anën tjetër nuk është duke u sfiduar urdhri për shitje.

Dy kompani të mëdha si Oracle dhe Microsoft kanë shprehur interesim për blerje të shërbimeve të këtij aplikacioni në SHBA.

TikTok është aplikacion i popullarizuar në mesin e adoleshentëve dhe audiencës së moshave të reja, që përdorin atë për të shikuar video disa sekondëshe.

Vlerësohet që rreth 1 miliard persona e përdorin këtë aplikacion në gjithë botën.

Kompania kineze në anën tjetër insiston që nuk ndan të dhënat me Pekinin.

Postime të ngjashme

Zbulohet mikroçipi i cili tregon se jeni prekur me COVID-19 ende pa u shfaqur simptomat

S.B.

Bitcoin kalon përsëri vlerën 60 mijë dollarë

S.B.

Samsung Galaxy S21 FE vjen me një dizajn më “tradicional”

S.B.

Instagram ka lansuar një veçori të re për të konkurruar me Tik-Tok

S.B.

Nokia X20 sjell smartfon 5G nën 350 euro

S.B.

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...