Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

TikTok-u shkurton shumë vende pune në Indi

Aplikacioni popullor kinez i videove të shkurta TikTok po shkurton vendet e punës në Indi pasi qindra miliona përdorues e hoqën atë për të respektuar një ndalesë të Qeverisë për dhjetëra aplikacione kineze pas një konflikti ushtarak midis dy vendeve.

“Me trishtim të thellë ju njoftojmë se duhet të shkurtojmë disa vende pune në Indi”, thuhet në një deklaratë të TikTok të mërkurën.

Në deklaratë nuk jepen detaje, mirëpo mediat raportojnë se kompania ka më shumë se 2000 të punësuar në Indi.

Ditë më parë, Qeveria indianë bërë të ditur se ka ndaluar 59 aplikacione kineze, duke përfshirë këtu edhe TikTok-un. Në njoftimin e Qeverisë indiane thuhet se këto aplikacione po dëmtojnë sovranitetin dhe integritetin e Indisë.

Postime të ngjashme

NASA zgjedh SpaceX për mision në Evropë

D V

Revolucion në video-lojën Football Manager

D V

Trend i çuditshëm në Kinë dhe Japoni: Maska që mbrojnë lëkurën e fytyrës dhe kokës nga dielli

D V

Kamera nën ekran e Galaxy Z Fold 3 mund të zhgënjejë

D V

iPhone 13 mund të mbështesë teknologjinë e modernizuar të karikimit

D V

Google po bën një ndryshim të rëndësishëm në rezultatet e kërkimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...