Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Tim Cook kërkon veprime mbi ndryshimin e klimës në Samitin e Kombeve të Bashkuara

Drejtori i Apple Tim Cook mbajti sot një fjalim të shkurtër gjatë Samitit të Ambicies Klimatike në 2020, duke theksuar se udhëheqësit e kombeve dhe kompanive në të gjithë botën kanë një “barrë për të vepruar” për të adresuar ndryshimin e klimës gjatë këtij “momenti të urgjencës historike”. Samiti bashkë-organizohet nga Kombet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Në vërejtjet e tij, Cook theksoi iniciativat mjedisore të Apple, duke përfshirë objektet e saj globale që furnizohen me energji të ripërtëritshme 100% dhe qëllimin e saj ambicioz për të arritur neutralitetin e karbonit në të gjithë zinxhirin e saj të furnizimit dhe përdorimin e produkteve deri në 2030.

Muajin e kaluar, Komiteti i Auditimit të Mjedisit të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkaur tha se kompanitë e teknologjisë sikurse Apple po kontribuojnë në mbeturinat elektronike duke i bërë produktet e tyre të vështira për t’u riparuar dhe duke aplikuar tarifa të shtrenjta riparimi. Komiteti shtoi se modeli aktual i biznesit për elektronikën është “i varur nga konsumi i vazhdueshëm, një kulturë largimi dhe produkte jetëshkurtra”, dhe u bëri thirrje kompanive të teknologjisë që të aplikojnë modele biznesi të cilat janë miqësore me mjedisin.

Postime të ngjashme

Pronari i Daily Mail padit Google mbi rezultatet e kërkimit

S.B.

Teknologjia 5G së shpejti në dispozicion për qytetarët e Maqedonisë

Z H

Apple prezantoi një iMac më të hollë me çip M1 dhe ngjyra të ndritshme

S.B.

Redmi do të zbulojë një telefon të ri celular për lojtarët

S.B.

Britania ka ndaluar shitjen e çipave të celularëve shkaku i sigurisë kombëtare

S.B.

Facebooku do të lansojë veçori të reja që përfshijnë audio

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...