Agjencia Zhurnal.mk

“Timer Higher Education”: Universitetet ballkanike në kategorinë 1000+

Shkup, 28 shtator, zhurnal.mk – Sipas rangimit më të ri të universiteteve botërore, i publikuar nga ueb portali “Times Higher Education”, univerisiteti britanik i Oksfordit është në majë të listës, ndërsa në mesin e dhjetë më të mirëve janë universitetet e njohura amerikane, mes të cilëve edhe Harvard dhe Jeil. Në listën që krahason 1400 institucione të arsimit të lartë në botë, prej më shumë se 90 shteteve, ka disa institucione ballkanike të arsimit të lartë, por nuk ka asnjë nga Maqedonia e Veriut.

Për të tretin vit me rradhë Oksfordi është universiteti numër një në rang-listën e Times Higher Education, ndërsa kundërshtari tradicional, Universiteti i Kembrixhit, është në pozitën e tretë. Të gjitha universitetet tjera në grupin e dhjetë më të mirëve janë institucionet amerikane të arsimit të lartë: Kalifornia, Stanford, Masaçusets, Prinstaun, Harvard dhe Jeil. Pesë parametrat kryesorë sipas të cilëve bëhet krahasimi janë: shkalla e mësimit, hulumtimet, citimi, reputacioni ndërkombëtar dhe të hyrat.

Sipas këtyre faktorëve, i vetmi që i ka kaluar 15 të parët, nga një shtet tjetër krahas SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, është universiteti i qytetit zviceran Cyrih, i pozicionuar në vendin e 14-të.

Institucionet e arsimit të lartë në Ballkan, janë të pozicionuara poshtë në këtë listë prej mbi 1400 universiteteve nga 92 shtete, ndërsa në mesin e tyre nuk ka asnjë nga Maqedonia e Veriut, as nga Shqipëria dhe Kosova. Ministrja e re e arsimit Mila Carovska, këtyre ditëve në intervistë theksoi se për rezultate më të mira është e nevojshme lënia e metodës së vjetër të mësimit, me lëndë të ndryshme në shkallët më të ulëta të arsimit.

“Fëmijet tanë sipas të gjitha hulumtimeve tregojnë se kanë 900 orë më pak, nga klasa e parë deri të nëntën, në krahasim me të gjithë fëmijët tjerë në vendet e zhvilluara të cilët arrijnë rezultate të larta në testin PISA. Që do të thotë se fëmijët tanë nuk mësojnë më shumë dhe kohë më të gjatë, por më pak, të ndarë në lëndë, në vend që kjo të organizohet në disa module dhe gjatë kësaj të caktohen tema që do të mësohen në ato module më të gjëra. Mendoj se për këtë është i nevojshëm debat i gjërë kombëtar.”

Nga universitetet ballkanike, në listën e Times Higher Education më së miri është pozicionuar Universiteti i Beogradit, i cili është në grupin prej vendit të 600-t deri të 900-t në rang listë, ndërsa universitetet në Split dhe në Lublanë janë të pozicionuar deri në vendin e 1000. Universitetet e Mariborit, Novi Sadit, Zagrebit dhe Malit të Zi, si dhe institucione të shumta nga vende si Algjeria, Egjipti, Irani, Pakistani, India, Indonezia dhe vende të tjera janë ranguar në grupin “1000-plus”. Rang lista e Times Higher Education konsiderohet si një nga më gjithëpërfshirëset, krahas listës së Shangait dhe e vetmja që kalon në revizionin e rreptë të shërbimit profesional “PricewaterhouseCooper.”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...