Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Timonier: Dhuna e 27 prillit dhe hapja e negociatave me BE-në ndër momentet që i veçoj gjatë misionit tim 4 vjeçar

Shkup, 8 tetor – Zhurnal.mk – Diplomat me karierë, ish konsul gjeneral në Napoli dhe Selanik dhe shumë vende tjera, Kristian Timonier në vitin 2016 ishte emëruar si ambasador i Republikës Franceze në Shkup. Timonier atëkohë pati zëvendësuar ambasadoren Laurence Auer, shkruan Zhurnal.

Erdhi në kohë të vështira për Maqedoninë, në kohë të skandaleve me përgjime dhe bomba dhe në prag të formimit të një me plotëkuptimin e fjalës qeverie të re, pas dominimit shumë vjeçar të VMRO-DPMNE-së. Atëkohë, Maqedonia po hapte një fletë të re në historinë e saj.

Tani pas katër viteve angazhim të pandalshëm në ambasadën franceze në Shkup, Timonier po bën gati valixhet, dhe po përshëndetet me Maqedoninë. Në vend të tij tani po vjen Cyrille Baumgartner.

Timonier në prag të përfundimit të misionit të tij në vendin tonë, në një deklaratë për Zhurnal, dha vlerësimet dhe përshtypjet e tij gjatë kohës sa qëndroi në Shkup. Ai ka përjetuar gjëra të mira, momente të gëzueshme, por edhe momente të cilat e kanë trishtuar dhe ka përkujtime të hidhura.

I pyetur nga Agjencia e lajmeve Zhurnal se cili moment ishte ajo që gëzoi më së shumti atë, Timonier shprehet se gjatë mandatit të tij katër vjeçar, kanë ndodhur një mori ngjarjesh, por ajo që më së shumti e ka lumturuar atë është vendimi i Këshillit Evropian për të hapur negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut.

“Ky qëndrim i imi në Maqedoninë e Veriut u shënua nga një mori ngjarjesh, shumica prej tyre pozitive. Më i rëndësishmi është vendimi i Këshillit Evropian për të hapur negociatat për pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Është fryt i një rrugëtimi të gjatë të udhëhequr nga qeveritë e njëpasnjëshme të Maqedonisë së Veriut, që nga viti 2004 dhe dorëzimi i kandidaturës së këtij shteti, por edhe të politikave të udhëhequra nga koalicioni, i ardhur në qeveri në vitin 2017. Është rezultat i shumë përpjekjeve dhe madje edhe sakrificave, por që shënon përparësinë e kursit të vendosur drejt Evropës që nga pavarësia juaj”, shprehet Timonier.

Timonier nuk haron të cekë gjithashtu edhe metodologjinë e re të përgatitur nga Republika Franceze lidhur me mënyrën anëtarësimit të vendeve që pretendojnë për në BE.

“Metodologjia e re e dëshiruar nga Franca, ka bërë të mundur ndërmarrjen e këtij hapi me një rrugë më të qartë dhe më reale dhe unë jam krenar që isha bashkëshoqërues në këtë fazë të re të ndërtimit evropian”, shton ai.

Sa i përket kujtimit dhe momentit më të keq ai edhe më tej përkujton natën e tmerrshme të 27 prillit në shtëpinë ligjvënëse.

Sipas Timonier, nata e 27 prillit shërben si rikujtues se demokracia nuk është dhuratë por e njejta duhet krijuar vazhdimisht pa ndalë.

“Kujtimi më i keq është nata e 27 prillit 2017. Dhuna dhe mungesa e konsensusit politik rreth interesit minimal kombëtar më tronditën thellë. Shërben si rikujtues se demokracia nuk është dhuratë, por krijim i vazhdueshëm në rrjedhë e sipër. Kjo përforcon dëshirën tonë për të vendosur sundimin e ligjit (shtetin e së drejtës) në qendër të metodologjisë sonë, si një pikënisje, por edhe si kurorëzim i anëtarësimit në bashkim. Është ky bazament i ligjit dhe vlerave demokratike, reale dhe jo vetëm në letër, që i jep kuptim gjithë këtij procesi”, ka deklaruar për Zhurnal, ambasadori francez në vend, Kristian Timonier.

Ndryshe Timonier gjatë misionit të tij katër vjeçar në Maqedoni, ka qenë i hapur dhe aktiv në çdo gjë që e brengoste vendin tonë. Ai vazhdimisht ka raportuar qëndrimet e udhëheqësve nga Franca lidhur me avansimin e shtetit tonë në rrugën drejt BE-së, dhe nuk hezitoi asnjëherë të buzëqeshë duke dhënë shpresë për udhëheqësit e vendit tanë që Maqedonia është në rrugën e duhur.///Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

T E

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

Komuna e Çairit dhe Sarajit nderuan misionarët e diferencuar politik

R Zh

ASH-AA: Politika të largojë duart nga arsimi

R Zh

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...