Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Timonier: Nevojitet një datë me kompromis dhe pa ultimatume

Shkup, 22 maj – zhurnal.mk – Ambasadori francez në Maqedoni, Kristijan Timonier, në një intervistë për “Veçer”, ka deklaruar se bisedimet mes liderëve duhet të vazhdojnë dhe se konsideron se nuk ka nevojë të dramatizohen gjërat, aq më pak të vendosen ultimatume, informon Zhurnal.

Siç shprehet ai, të gjithë thonë se shëndeti i qytetarëve është para se gjithash dhe për të nuk mund të negociohet por se nga ana tjetër, shtetit i nevojitet një Qeveri, me qëllim që të mund të menaxhojë me sfidat.

“Të gjithë janë të pajtimit se: E para, për shëndetin e qytetarëve nuk mund të negociohet, dhe e dyta, vendosja e një Parlamenti legjitim është e pashmangshme për vendin që të mund të menaxhojë me sfidat në këtë periudhë kritike dhe të mos të pranohet, e më pas të shfrytëzohet ndihma ndërkombëtare në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Por, të mos jemi naiv: ekzistojnë kalkulime politike rreth datës, kështu që besohet se datë më të shpejtë apo më vonë do të jetë në interes apo do t’ë dëmtojë njërën apo tjetrën parti. Rrethanat janë tejet serioze që të mos gjendet një zgjidhje e përbashkët me datë të pranueshme me shpresë se virusi do të ketë mirëkuptim, gjë që nuk është e sigurtë. Gjithashtu, mendimet e KSHZ-së për periudhën e zgjedhjeve për përgatitje të rregullt të listave, duhet të meren parasysh me qëllim që të mos ketë rezultat të kontestuar”, thotë Timonier.

Timonier shprehet se raporti për përparimin e vendit pritet të bëjë një kontroll mbi gjendjen me reformat. “Do të ishte frymëzuese nëse është pozitiv, që të shkohet përpara me negociatat. Një gjë është e sigurtë: Demokraci funksionale dhe vazhdimi i reformave është ajo që më së paku e presim”, është shprehur Timonier./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...