“Tingujt e Çarshisë”, Ganiu mirëpret tenorët e mirënjohur

Shkup, 14 shtator – Në prag të fillimit të manifestimit tradicional “Tingujt e Çarshisë”, në organizim të Qendrës Informative Kulturore dhe Komunës së Çairit, kreu i komunës Visar Ganiu ishte nikoqir i tre tenorëve të mirënjohur Kastriot Tusha, Josif Gjipali dhe Mustafa Imeri, sikurse edhe dirigjentit Isak Shehu dhe drejtoreshës së QIK, Sermine Purini.

 

“Zëri i mahnitshëm i tre tenorëve Tusha, Gjipali dhe Imeri, nën dirigjimin e maestros Shehu përmes Gala Koncertit – “Mbrëmje e Këngëve Lirike”, do të shënojë fillimin e manifestimit “Tingujt e Çarshisë” nesër (15 shtator) në Kurshumli Han.
Duke falënderuar artistët për vizitën e sotme theksova se “Tingujt e Çarshisë” është ndër eventet që i japin bukuri edhe më të madhe Çarshisë sonë të Vjetër me atë që sjellin në një vend më të mirën nga arti e kultura-thotë Ganiu.

Related posts

Vala e katërt e pandemisë së Kovidit, periudha më e keqe për Gostivarin në dy vitet e fundit

Redaksia

Mbërrin grupi i parë i refugjatëve afganë në Maqedoni

Redaksia

Osmani: Rasti i diplomatit të ndaluar është mundësi për ta kthyer sistemin aty ku ka vendin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com