Shija e kremit dhe ndjesia e lehtë e limonit krijojnë një balancë të shkëlqyer…
Tiramisu me limon është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një version më i freskët dhe ndryshe i ëmbëlsirës klasike italiane, e cila kombinon shijen e njohur të tiramisusë me një nuancë të freskët limoni, duke i dhënë një shije të lehtë dhe të këndshme. Shija e pasur e kremit dhe ndjesia e lehtë e limonit krijojnë një balancë të shkëlqyer që e bën këtë version një alternativë të mrekullueshme për ata që duan të eksperimentojnë me versione të ndryshme të tiramisusë.
Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:
Përbërësit:
250 g biskota savojardi
Përbërësit për kremin:
400 ml pana për ëmbëlsira
250 ml ujë
100 ml lëng limoni
100 g sheqer
2 të verdha veze
40 g niseshte misri
1 bustinë vanilje
Për të lagur biskotat:
300 ml ujë
70 ml lëng limoni
70 g sheqer
