Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Tirana godet në merkato, vjen në huazim Taulant Seferi nga Young Boys

Merkato e dimrit sapo ka nisur në futbollin shqiptar dhe skuadrat e kategorisë superiore i kanë gati emrat e rinj në skuadër. Tirana e ka filluar në mënyrën më të mirë vitin 2021 pasi ka zyrtarizuar goditjen e parë për merkaton e janarit.

25 herë kampionët e Shqipërisë kërkojnë të mbrojnë titullin në kryeqytet, duke afruar lojtarë me peshë siç është ai i futbollistit nga Kumanova, Taulant Seferi . 24-vjeçari është zyrtarisht lojtari më i ri i kryeqytetasve .

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi, i cili me anë të një njoftimi, ku i komunikohet tifozëve arritjen e marrëveshjes mes dy palëve.

Sipas njoftimit, talenti i kombëtares shqiptare vjen në formën e huazimit deri në muajin qershor më pas Seferi do të kthehet tek gjigandët e Zvicrës , skuadra e Young Boys, klub i cili zotëron dhe kartonin e tij. Seferi luan në qendër të sulmit, ndërsa së fundmi është i aktivizuar dhe si sulmues krahu.

24-vjeçari ka qenë i grumbulluar dhe me kombëtaren shqiptar, ku ka treguar një paraqitje të shkëlqyer në Ligën e Kombeve.

Postime të ngjashme

Muça mposhti kancerin dhe iu kthye fushës

T E

Klubi anglez interesohet për Rashicen

Z H

Sanchez: Unë jam si një luan i mbyllur në kafaz

Z H

Lëndohet rëndë Ozil, u largua me ndihmën e të tjerëve

Z H

Sot 7 vite nga sfida e parë ndërkombëtare e Kosovës

Z H

Superliga, sot zhvillohen dy takime

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...