Tirana pret në 11-12 tetor konferencën e 8-të të Mediave në Europën Juglindore, merr pjesë Rama dhe ambasadori i OSBE

Tirana do të shndërrohet në kryeqytetin e konferencës së 8 të Mediave në Evropën Juglindore, ku fokusi do të jetë “Gazetaria në kohë krize”. Kjo konferencë do të zhvillohet në datat 11-12 tetor dhe do të pasohet më pas me aktivitete të tjera të rëndësishme, duke krijuar kështu javën e medias, e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe Zyra e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias.

Të pranishëm do të jenë Përfaqësuesja për Lirinë e Medias e OSBE-së, Teresa Ribeiro, Kryeministri Edi Rama, Shefi i Prezencës së OSBE -së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco si edhe Julie Posetti, Drejtore e Përgjithshme e Kërkimit në Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarët.

Kjo konferencë do të shërbejë si një thirrje për të afirmuar rëndësinë e gazetarisë si një e mirë thelbësore publike dhe shtyllë e shoqërive demokratike. Ajo synon të nxisë bashkëpunimin rajonal për të adresuar sfidat e lirisë së medias duke eksploruar mundësitë për të çuar përpara mjedisin e medias në rajon, në kuadrin e krizës aktuale shëndetësore, të COVID-19.

Në total do të jetë 5 sesione, ku do të trajtohen tema të ndryshme. Nga sa mësohet sesioni i parë fokusohet në çështjen e dezinformimit dhe shkaqet e tij, rrezikun që i kanoset dhe roli që mund të luajë gazetaria për ta parandaluar. Sesioni i dytë trajton praktikat dhe përpjekjet më të mira për të lehtësuar situatën e rënduar të gazetarëve në rajon, përfshirë pengesat me të cilat ata përballen në kryerjen e detyrës dhe lirinë e fjalës. Sesioni i tretë do të trajtojë përfshirjen dhe një përfaqësim të barabartë të grave në sektorin e medias – një çështje që ka qenë në fokus të Prezencës së OSBE -së në Shqipëri – dhe do të shërbejë si një platformë për diskutimin e sfidave profesionale të kohës dhe rreziqet e veçanta gjinore me të cilat përballen gazetarët në rajonin e Evropës Juglindore. Mjedisi ligjor i rajonit dhe pasojat e tij për fjalën e lirë dhe lirinë e medias do të formojnë boshtin e sesionit të katërt. Së fundi, sesioni i pestë do të ofrojë një mundësi për gazetarët e rinj në rajon.

Mësohet se për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, këtë vit aktiviteti do të zhvillohet një pjesë online dhe një pjesë të pranishëm fizikisht, me pjesëmarrjen e rreth 120 personave nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut, si dhe Mali i Zi, përfaqësues të qeverisë, media, shoqatat e gazetarëve, shoqëria civile dhe akademia.

Ngjarjet dhe aktivitetet e ndryshme në kuadër të Javës së Medias do të vazhdojnë deri të enjten, 14 tetor. Përfaqësuesja e OSBE -së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro në Tiranë gjithashtu do të marrë pjesë në një konferencë që do të zhvillohet më 13 tetor në Tiranë, organizuar nga AMA, Autoriteti i Mediave Audiovizive. Fokusi kryesor do të jetë shkëmbimi i përvojave me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe institucione homologe në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve ndaj programeve që mund të ndikojnë në shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

Related posts

Sekretet e bazës ushtarake të Gjadrit në Shqipëri: Dikur ishte “shtëpia” e avionëve

D V

Kryeministri Rama tregon se çfarë do të ndodhë më 15 korrik

D V

Nesër nisin punimet për trafikndarësen në Tiranë-Elbasan, ARRSH: Çfarë ndodh me trafikun

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More