Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Tiranasit dhe durrsakët jetojnë më gjatë, korçarët dhe gjirokastritët më pak

Në dekadat e fundit, jetëgjatësia në Shqipëri është rritur ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta rajonale, por qytetet të ndryshme të vendit, shfaqin diferenca të mëdha.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, qarku me jetëgjatësinë më të lartë në lindje për burra, ishte ai i Tiranës, me 80,6 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët të jetëgjatësisë, ishte ai i Gjirokastrës, me 73,5 vjet.

Në të njëjtin vit, qarku me jetëgjatësinë më të lartë për gratë, ishte ai i Tiranës, me 84,4 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët të jetëgjatësisë, ishte ai i Beratit, me 77,7 vjet.

Siç shihet nga grafikët, pas Tiranës, Durrësi, Elbasani dhe Lezha kanë jetëgjatësinë më të madhe si për gratë dhe burrat.

Ndërsa Gjirokastra, Korça, Shkodra dhe Berati, kanë jetëgjatësinë më të ulët për të dyja gjinitë në raport me mesataren kombëtare.

Në vitin 2019, jetëgjatësia në lindje në Shqipëri, për tërë popullsinë ishte 79,0 vjet. Ajo ishte 77,6 vjet për burrat dhe 80,6 vjet për gratë. Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afro 3 vjet më shumë se burrat.

Sipas të dhënave nga Banka Botërore, nga viti 1961 në vitin 2015, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve nga 62.3 vjeç, arriti në 78 vjeç. Vetëm në periudhën e tranzicionit, jetëgjatësia është rritur me 6 vite.

Disa evidenca nga baza e të dhënave të OBSH-së (Health for All), tregojnë se vdekshmëria nga kanceri i mushkërive në Shqipëri në vitet 1980, ishte shumë më e ulët se në shumicën e vendeve të tjera evropiane.

Ndryshimi midis meshkujve dhe femrave në jetëgjatësinë e pritshme në vendet e Evropës Lindore, ndikohet fuqimisht nga ndryshimet në faktorët e rrezikut, kryesisht duhanpirjes, abuzimit me alkoolin dhe aksidentet e trafikut rrugor.

INSTAT parashikon se deri në fund të viteve 2030, jetëgjatësia mesatare për burrat shqiptarë, do të jetë 80 vjeç dhe për gratë, 83.5.

Të trija hipotezat e INSTAT-it, projektojnë rritjen e jetëgjatësisë në lindje, por me ritme të ndryshme sipas varianteve.

Jetëgjatësia e burrave, paraqitet që tani në nivele të larta (77,7 në vitin 2019), kështu që ritmi i rritjes së saj, është projektuar të jetë më i ulët se ai i grave. /Monitor/

Postime të ngjashme

Kryeprokurori Çela: Situata në disa prokurori të vendit është e rënduar, stoku i dosjeve mund të bëhet i papërballueshëm

D V

Asnjë humbje jete dhe 31 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

D V

Jorida Tabaku: Shqipëria me koncesion, qeveria jep me PPP edhe strehimin social

N E

Reforma në drejtësi ende e pa përfunduar/ Qindra prokurorë dhe gjyqtarë nuk kanë kaluar procesin e vettingut

N E

Ministria e Arsimit mesazh në celularin e mësuesve: Në shtator duhet të jeni të gjithë të vaksinuar

N E

SHBA dhe BE: Të goditen “të pandëshkueshmit”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...