Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Tiranë/ Shpërndarje lëndesh narkotike, drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 9 persona

9 persona janë arrestuar gjatë ditës sotme (07.10.2020) nga Policia e Tiranës për vepra penale të ndryshme.

Ndërsa 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

2 prej këtyre personave janë arrestuar pasi janë kapur duke shpërndarë lëndë narkotike në lagje të ndryshme të Tiranës. 5 persona janë arrestuar pasi po drejtonin mjetin në gjendje të dehur.  1 person ka rënë në prangat e forcave blu pasi Rrugën e Durrësit ka aksidentuar një motor.

Ndërsa personi i fundit i arrestuar është një shtetas palestinez pasi ka goditur me mjet prerës (thikë), një mitur 17 vjeçar maroken duke e lënë të plagosur.

Sakaq 4 personat janë proceduar penalisht pasi janë kapur duke i blerë lëndë narkotike, një prej personave të arrestuar për shpërndarje lëndësh narkotike.

Njoftimi:

Bien në prangat e policisë 9 shtetas dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë kanë evidentuar dhe goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, është organizuar puna dhe si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi R. T., 22 vjeç dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit I. S., E. D., A. S. dhe A. G. Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar shtetasin R. T., poshtë një pallati në zonën e Laprakës, duke i shitur lëndë narkotike shtetasve I. S., E. D., A. S. dhe A. G. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. T., Policia gjeti dhe sekuestroi doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë të konsiderueshme parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 aparate celular.

Po nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  D. M., 26 vjeç, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit palestinez I. H., 21 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), një shtetas të mitur 17-vjeçar (maroken).

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L., 36 vjeç, A. P., 45 vjeç, A. K., 44 vjeç, F. R., 43 vjeç dhe B. H., 44 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

T., 44 vjeç, pasi në Rrugën e Durrësit ka aksidentuar motorin me drejtues shtetasin H. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Covid shuan familjen Cara, ndërron jetën babai, nëna dhe djali i vetëm

T E

Kush është studentja 22 -vjeçare që vdiq nga Covid 19

T E

Mbyllet objekti dhe arrestohet pronari i çajtores në Gostivar, u shkelën rregullat kundër Covid-19

T E

Kërkohej nga policia gjermane, trafikanti i drogës arrestohet në Tetovë

T E

Aksidenti i rëndë në Rrogozhinë/ Shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë pasagjerja

S.B.

Di Maio: Vendet skeptike të hedhin poshtë paragjykimet, duhet të nisë procesi i zgjerimit me Ballkanin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...